Arb Manaj ka qenë emri që ka bërë diferencën për Dritën në dy ndeshjet ndaj Differdange 03, duke u shndërruar në njeriun kyç të suksesit historik të klubit nga Gjilani në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i Kosovës realizoi golin e vetëm në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, duke i dhënë Dritës një epërsi të rëndësishme për sfidën kthyese.


Në Luksemburg, ai vazhdoi shkëlqimin – duke shënuar dy herë në pjesën e parë dhe vendosur fatin e kualifikimit.

Tre gola në dy ndeshje, qetësi në momentet vendimtare dhe një përkushtim që frymëzon – Manaj ishte i pandalshëm, lider në fushë dhe simbol i një skuadre që nuk u dorëzua asnjë çast.

Me paraqitjen e tij të jashtëzakonshme, ai jo vetëm që e ndihmoi Dritën të bëhet klubi i parë kosovar që kalon raundin e parë të Ligës së Kampionëve, por edhe i dha futbollit të Kosovës një nga momentet më të ndritura në arenën ndërkombëtare.

Arb Manaj, me instinktin e tij vrasës para portës dhe shpirtin luftarak, ka hyrë tashmë në historinë e Dritës dhe futbollit kosovar si një nga protagonistët më të mëdhenj të sukseseve evropiane. Prej tij pritet, më shumë edhe në ndeshjet e ardhshme, me Dritën që mund të prek njërin nga grupet e garave evropiane. /Telegrafi/   

telegrafi sport app