LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite nuk do ta njohë Izraelin pa një shtet palestinez, thotë Princi i Kurorës

Arabia Saudite nuk do ta njohë Izraelin pa një shtet palestinez, thotë Princi i Kurorës

Princi i kurorës Mohammed bin Salman tha të mërkurën se Arabia Saudite nuk do ta njihte Izraelin pa një shtet palestinez dhe dënoi ashpër “krimet e okupimit izraelit” kundër popullit palestinez.

“Mbretëria nuk do të ndalojë punën e saj të palodhshme drejt krijimit të një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet dhe ne pohojmë se Mbretëria nuk do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin pa këtë”, citohet të ketë thënë Princi i Kurorës, i njohur si MBS.

Ai theksoi se kauza palestineze mbetet një prioritet kryesor për Arabinë Saudite dhe shprehu mirënjohjen për kombet që e kanë njohur shtetin palestinez.


MBS tha se Arabia Saudite synon të rrisë sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare përmes zgjidhjeve diplomatike, duke theksuar angazhimin e Mbretërisë ndaj një politike të fqinjësisë së mirë.

Udhëheqësi saudit i bëri këto komente në një fjalim vjetor në Këshillin Këshillimor Shura, të cilin ai e mbajti në emër të mbretit Salman. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Amerika
Kalo në kategori