LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite hap dyert për shqiptarët: Ejani dhe nuk do të zhgënjeheni

Arabia Saudite hap dyert për shqiptarët: Ejani dhe nuk do të zhgënjeheni

Ministri i Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, Teufik bin Feuzan bin Rebiah, vizitoi Shqipërinë për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për të lehtësuar proceset e vizitave për qytetarët shqiptarë.

Në një intervistë për A2 CNN, ai theksoi përmirësimet në procedurat e vizave, që tani mund të përfundojnë elektronikisht në pak minuta ose të merren në momentin e mbërritjes.

Përvoja e haxhilerëve në vendet e shenjta Mekë dhe Medinë është përmirësuar falë projekteve të mëdha infrastrukturore, duke përfshirë zgjerimin e Qabes, zhvillimin e aplikacionit “Nusuk” për lehtësimin e rezervimeve dhe ndërlidhjen e Mekës dhe Medinës me tren të shpejtësisë së lartë.


“Në të kaluarën, vizat nga Shqipëria për në Arabinë Saudite kërkonin procedura më të gjata dhe disa ditore, gjithashtu qytetarit i duhej të aplikonte shumë kohë përpara se të mbërrinte në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Tashmë, çdokush mund të aplikojë në mënyrë elektronike dhe viza lëshohet brenda pak minutash. Ose, mund të aplikojë për vizë një vizë në momentin e mbërritjes, opsion i cili është gjithashtu i disponueshëm. Për rrjedhojë kemi vënë re një rritje të numrit të vizitorëve nga Arabia Saudite në Shqipëri dhe anasjelltas”.

“Gjithashtu për sa i përket vizitës së shtetasve shqiptarë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, veçanërisht në Mekë dhe Medinë, ne tregojmë kujdes që vizita të jetë një eksperiencë e veçantë. Aktualisht janë një sërë vendesh historike, turistike dhe muzeume të cilat janë zhvilluar dhe restauruar dhe që janë vënë në dispozicion të vizitorëve nga Shqipëria, qoftë në Mekë apo Medine”, ka deklaruar Teufik bin Feuzan bin Rebiah.

Programi i Vizioni 2030 i Arabisë Saudite synon të rrisë numrin e pelegrinëve dhe të ofrojë një përvojë të përmirësuar për të gjithë vizitorët.

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori