LAJMI I FUNDIT:

Apple largon nga puna 200 punëtorë të projektit ‘Titan’

Apple largon nga puna 200 punëtorë të projektit ‘Titan’

Kompania Apple ka larguar nga puna 200 punëtorë nga grupi i saj i automjetit autonom, i njohur si projekti “Titan”.

Shkarkimet kanë ndodhur brenda SHBA-së, si ristrukturim i parashikuar nën udhëheqjen e re të këtij projekti.


Vitin e kaluar, prodhuesi i iPhoneve, punësoi Doug Field, një veteran i Apple dhe inxhinier nga Tesla, për të udhëhequr ekipin e projektit, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, punëtorët e tjerë të prekur nga ky ristrukturim janë duke qëndruar në Apple, por duke u zhvendosur në pjesë të ndryshme të kompanisë.

Biznesi i shërbimeve të Apple bëhet burimi dytë i të ardhurave
Lexo po ashtu Biznesi i shërbimeve të Apple bëhet burimi dytë i të ardhurave

Kur Apple tha se gjatë sezonit të pushimeve se priste rënie të të ardhurave për tre mujorin e parë të vitit 2019, investitorët dhe aksionerët u përqendruan tek lajmet negative.

Tesla pritet të shkurtoj mijëra vende pune
Lexo po ashtu Tesla pritet të shkurtoj mijëra vende pune

Sipas shefit ekzekutiv i Apple, Tim Cook, të ardhurat jashtë biznesit të iPhone u rritën me 19 për qind dhe këto të ardhura vijnë nga veshjet elektronike, kompjuterët Mac dhe shërbimet. /Telegrafi/