LAJMI I FUNDIT:

Apple e rregullon problemin me SMS

Apple e rregullon problemin me SMS

Apple e ka lëshuar përmirësimin e saj më të ri për defektin me SMS i cili mund ta ç’rregullonte një iPhone, iPad apo Apple Watch.

Në fakt, Apple ka këshilluar përdoruesit e saj duke thënë se asistenti i saj digjital Siri mundëson zbutjen e problemit që mund të vijë në pajisjet e saj përmes një sulmi të thjeshtë përmes SMS-së.

Raportet për problemet me SMS filluan javën e kaluar në Reddit, për të cilat përdoruesit thanë se ishin ndikuar nga sulmi që po ju bëhej atyre në pajisjet e Apple, përmes SMS-ve.

Këto probleme përfshinin ndaljen e pajisjes apo bllokimin e përdoruesit nga dërgimi dhe qasja në aplikacionin e SMS. (Telegrafi)