Paralajmërimi i Qeverisë së Kosovës se do të aplikojnë për statusin e vendit të kandidatit për anëtarësim në Bashkim Evropian, në mesin e muajt dhjetor ka nxitur reagimin e partive opozitare dhe njohësve të integrimeve evropiane. Ata kërkojnë nga ekzekutivi që paraprakisht të kenë konsultim të duhur me vendet anëtare, pasi marrja e statusit të kandidat është një proces që zgjatë ndër vite. Në anën tjetër, nga kabineti qeveritar thonë se për dorëzimin e aplikimit janë në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtar.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, thotë për KosovaPress, se para aplikimit Qeveria duhet të tregojë se ka vullnet brenda BE-së për të pranuar këtë aplikacion të Kosovës.
“Marrja e statusit të kandidatit është proces, i cili nuk mund të ndodh brenda natës. Ajo çka kemi parë është se Qeveria ka proklamuar se do të aplikojë për anëtarësim, por kjo nuk do të thotë se do të bëhemi kandidat, pasi ky është proces i cili varet kryesisht nga parakushtet që janë vënë nga ana e BE-së, pra i plotësojnë kushtet dhe atëherë fitojmë statusin e kandidatit. Por ka edhe një element tjetër politik, për të cilin qeveria është në favor më të mirë për të ditur, se a ekziston një vullnet i mirë brenda vendeve të BE-së për t’i dhënë Kosovës statusin, pasi vetëm Kosova dhe Bosnja kanë mbetur pa një status të tillë, pasi vendet të tjera e kanë fituar këtë të drejtë”, tha ajo.
Ndërsa, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress, se dhënia e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE është e vështirë për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e BE-së.
Megjithatë, ai shton se aplikimi është mirë të ndodh për shkak se e vendos Bashkimin Evropian para aktit të kryer.
“Aplikimi është mirë me ndodh për shkak që BE-në të sjellim para aktit të kryer. Ne e kemi kryer punën tonë i plotësojmë kriteret minimale për t’i hapur negociatat apo për të qenë vend kandidat, mandej i mbetet vendeve të BE-së të vendosin po ose jo… Këshilli i Evropës e konsulton Komisionin Evropian për të bërë një skenim të gjendjes se ku është shteti kërkues. Po ashtu kërkohet pëlqimi i Parlamentit Evropian, por edhe parlamenteve kombëtare. Në këtë pikë asnjëherë nuk besoj se do të merr Këshilli i Evropës pëlqimin nga parlamentet kombëtare. Në fund të ditës edhe nëse merr një ‘po’ po themi në mënyrë hipotetike, prapë duhet unanimiteti brenda Këshillit”, thekson ai.
Në anën tjetër, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është shprehur optimiste se aplikimi për statusin e vendit të kandidatit për anëtarësim në Bashkim Evropian do të ketë rezultate.
“Po ka strategji shumë të qartë edhe rreth anëtarësimit në BE dhe ka koordinim me partnerët tanë si në Bashkimin Evropian, por edhe në BE rreth aspiratave tona për anëtarësim në BE-ja. Jo vetëm që ka koordinim por ka edhe mbështetje të fuqishëm për aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë ajo të premten në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Aspiratat e Kosovës për aplikim për anëtarësim në BE janë shfaqur qysh në fillim të vitit 2022 nga të gjithë krerët institucional.
Gjatë kësaj jave në Bruksel ka qëndruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është takuar me përfaqësues të Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian për të diskutuar për planet e Kosovës për aplikim për statusin të kandidatit për anëtarësim në BE.
Sa i përket planeve të Kosovës për aplikim në BE, së fundmi ka folur edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charls Michel, i cili tha se ky institucion do të shqyrtojë atë aplikacion dhe më pas do të dalin me qëndrim./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?