APKE pret rezultate konkrete nga reformat e paralajmëruara në Maqedoni

Komisioni për ndjekje të obligimeve të vendeve-anëtare të Këshillit të Evropës, pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), në sesionin e fundit veror në Strasburg e shqyrtoi raportin gojor të raportuesve për dialogun post-monitorues me Republikën e Maqedonisë, pas vizitës së tyre të fundit në vend, lajmëron korrespondenti i AIM nga Strasburgu, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Takimet e këtij komisioni, të njohur si komisioni monitorues, u mbajtën pas dyerve të mbyllura, por Veleriu Giletski një nga raportuesit e komisionit monitorues dhe zëvendëskryetar i APKE-së, i cili ishte në delegacionin që e vizitoi Maqedoninë e konfirmoi këtë informacion.
“Ne kishim raport gojor, në vjeshtë do të kemi vizitë tjetër për të parë çka është bërë, ndërsa vitin e ardhshëm do të parashtrojmë raport me shkrim për Asamblenë parlamentare”, thotë ai.
Pas vizitës së Maqedonisë, delegacioni i APKE-së u kthye me bindjen se do të bëhen reforma konkrete.
“Kur u takuam me liderët e opozitës dhe të shumicës, u siguruam se do të bëhen reforma. Se gjërat do të bëhen konkrete. Por pamë edhe gjëra të cilat shkaktojnë shqetësim, sepse iniciativa që të ndërrohen të gjithë gjykatësit dhe masat tjera radikale, ndaj tyre duhet të veprohet me kujdes. Për një reformë të tillë radikale është e nevojshme të merret mbështetje nga të gjitha forcat politike”, thotë raportuesi.
Rreth kërkesave që të kthehet procesi i monitorimit për Maqedoninë, për shkak të krizës së gjatë për të cilën për momentin zhvillohet dialogu post-monitorues, raportuesi thotë:
“Dikur kishte zëra të cilat kërkonin të kthehet Maqedonia nën monitorim, unë atëherë thash se duhet t’i jepet shans qeverisë së re që të shihen rezultatet dhe pastaj të jepet vlerësim. Prandaj shpresoj se deri në vjeshtë kur do të vijmë sërish, do të ketë rezultate të cilat do t’i vërejmë”.
Pritet që në shtator të parashtrohet versioni i parë i projekt-raportit për dialogun post-monitorues të APKE-së me Republikën e Maqedonisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa