LAJMI I FUNDIT:

Apeli konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën, Rrjeti i Grave mirëpret vendimin

Apeli konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën, Rrjeti i Grave mirëpret vendimin

Rrjeti i Grave të Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë duke dënuar Dardan Krivaqën me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit dhe duke konfirmuar dënimin prej 15 vitesh për Arbër Sejdiun për ndihmë në këtë krim.

RrGK thekson se ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë për gratë dhe vajzat në Kosovë, duke dëshmuar se dhuna dhe vrasjet me bazë gjinore nuk do të kalojnë pa ndëshkim.

Gjykata e Apelit vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën
Lexo po ashtu Gjykata e Apelit vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën

“Në një shoqëri ku gratë ende përballen me pasiguri dhe padrejtësi, sistemi i drejtësisë ka një rol kyç në garantimin e mbrojtjes dhe ndëshkimin e autorëve të dhunës”, thuhet në reagim.


Ndryshe, Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën, i cili akuzohet se ka vrarë Marigona Osmanin.

Në njoftim bëhet e ditur se Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të përfaqësuesit të të dëmtuarve M.O. dhe V.O. dhe të mbrojtësve të të akuzuarve D.K. dhe A.S., duke e vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj-Departamenti për Krime të Rënda. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidenti sllovak në Tiranë, i qëndron vendimit për mosnjohjen e Kosovës: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik

Presidenti sllovak në Tiranë, i qëndron vendimit për mosnjohjen e Kosovës: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik

Lajme
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Lajme
Sulmi në Ibër Lepenc dhe kërkesa drejtuar Serbisë për informata, Zyra e BE-së në Kosovë: Deri tani nuk kemi përgjigje nga autoritetet serbe

Sulmi në Ibër Lepenc dhe kërkesa drejtuar Serbisë për informata, Zyra e BE-së në Kosovë: Deri tani nuk kemi përgjigje nga autoritetet serbe

Lajme
Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën e thirrjes së seancës konstituive

Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën e thirrjes së seancës konstituive

Lajme
Hamza: Jam i gatshëm për formimin e Qeverisë së re nëse LVV nuk mundet

Hamza: Jam i gatshëm për formimin e Qeverisë së re nëse LVV nuk mundet

Lajme
Kalo në kategori