LAJMI I FUNDIT:

Apeli e liron nga paraburgimi Granit Elshanin, i akuzuar për vrasjen në “City Club”

Apeli e liron nga paraburgimi Granit Elshanin, i akuzuar për vrasjen në “City Club”

Prishtinë- Gjykata e Apelit e ka liruar nga masa e paraburgimit Granit Elshanin, i akuzuar për rastin e vrasjes në lokalin “City Club” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, avokatja e Elshanit, Kosovare Kelmendi.

“Apeli e ka liruar nga masa e paraburgimit Granit Elshanin sot”, tha Kelmendi.


Meqenëse Gjykata Supreme me vendimin e 22 janarit 2025 e ka kthyer në rigjykim te Gjykata e Apelit rastin e Elshanit, i cili ishe dënuar me 24 vite burgim, i njëjti tani do të gjykohet në liri.

Elshani në nëntor të 2024-ës ishte dorëzuar në Polici e më pas ishte dërguar në Qendrën e Paraburgimit. Dorëzimi i tij kishte ardhur pasi Gjykata Themeloren në Gjakovë kishte konfirmuar në shtator 2024 se Elshani nuk është gjetur në shtëpi për t’u dërguar në paraburgim siç kishte vendosur Apeli, meqë rast kishte lëshuar letër-rreshtim vendor.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë, në maj të vitit 2018, i kishte shqiptuar dënim me 25 vjet burgim, Granit Elshanit. Mirëpo, në tetor 2018, Gjykata e Apelit e kishte anuluar aktgjykimin në fjalë.

Pas transferimit të lëndës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Granit Elshani më 14 mars 2023 është dënuar me 24 vite burgim për akuzën se më 2 janar 2010, në diskotekën “City Club” në Pejë, kishte shtënë me armë zjarri, ku për pasojë i vrarë kishte mbetur B.Sh. Këtë vendim e kishte vërtetuar Apeli, por e ka kthyer në rigjykim Gjykata Supreme.

Por, Gjykata Themelore në Gjakovë, në rigjykimin e dytë më 30 nëntor 2023, kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Granit Elshanit.

Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, duke e dënuar Elshanin e 24 vite burgi për vrasjen në “City Club” në Pejë.

Në trend Lajme

Më shumë
Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori