Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke e shijuar lidhjen e saj të re. 

Ajo tashmë e ka konfirmuar romancën e saj me vëllanë e motrave të famshme, Gigi dhe Bella Hadid, Anwar Hadid.


Teksa janë në fillimet e tyre, dyshja duket se po argëtohen mjaft shumë pranë njërit-tjetrit.

67366177 823560784708374 5365787434137157632 n e1563445931752 Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Instagram/dualipa)

Së fundmi, bukuroshja shqiptare në rrjetet sociale ka ndarë një video përkrah Anwarit dhe duket tejet e lumtur.

Kjo lidhje e këngëtares së hitit “New Rules”, pason pas asaj me kuzhinierin Isaac Carew, me të cilin ishte në lidhje më shumë se tri vite.

Nga ana tjetër, ylli botëror është duke punuar në albumin e saj të ri, ndërsa pritet të prezantohet së shpejti para fansave. /Telegrafi/