LAJMI I FUNDIT:

Anulohet seanca gjyqësore për rastin ‘Mitëmarrje’

Anulohet seanca gjyqësore për rastin ‘Mitëmarrje’

Gjykata Penale në Shkup sot ka anuluar seancën gjyqësore për rastin “Mitëmarrje” i cili akuzohet kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev tha se avokati i tij, Vane Andreev, i cili njoftoi se do të arrijë në seancë, kishte probleme me automjetin, kurse dy avokatët tjerë, Filip Medarski dhe Jakim Naumov, kanë munguar për arsye shëndetësore.

Gjykatësja Diana Gruevska Ilievska ka caktuar seancën e radhës për 2 dhjetor dhe poashtu është përcaktuar datë alternative më 20 dhjetor me kërkesën e Zaevit që seanca të rifillojë pas zgjedhjeve.


Në gjykatë mbërriti edhe biznesmeni i Strumicës, Ivan Nikolov nga i cili, sipas padisë, Zaev ka kërkuar 160 mijë euro ryshfet. Gjykimi i rastit “Mitëmarrje” filloi më 25 janar 2016, kurse seancat për së treti herë deri më tani janë shtyrë. /Telegrafi/