LAJMI I FUNDIT:

Anulohet protesta kundër orës policore në Maqedoni

Anulohet protesta kundër orës policore në Maqedoni

Protesta kundër orës policore, e cila u paralajmërua në mediat sociale disa ditë më parë, është anuluar.

Protesta u anulua për disa arsye, për shkak të interesit të pamjaftueshëm, rekomandimeve shëndetësore, njoftimeve se do të ketë të njëjtën protestë më 16 maj, por edhe për të shmangur tubimet masive të qytetarëve.


Protesta ishte planifikuar nën moton “Të gjithë ne që mendojmë se kjo duhet të marrë fund, të gjithë ne që jemi të vetëdijshëm”, ndërsa do të zhvillohej të dielën nga ora 12:00 deri në ora 14:00 para Qeverisë./Telegrafi.