Antikorrupsioni lavdëron ministrin Ismaili për ftesën që ky agjension të përfshihet në revidimin e Listës së Barnave Esenciale
Nën kryesimin e ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, të hënën në Prishtinë është mbajtur takimi i parë i anëtarëve të Komitetit Teknik për Revidimin e Listës së Barnave dhe materialit shpenzues esencial.
Anëtarët e këtij komiteti nisën punën me nënshkrim të Deklaratës kundër konfliktit të interesit.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, U.D. Sekretari Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë – Naim Bardiqi, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit – Shaip Havolli dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Qysh në fillim të fjalës së tij, ministri i Shëndetësisë, Ismaili shprehu keqardhje e tij që në Kosovë nuk është bërë revidimi i Listës Esenciale të Barnave që nga viti 2012, përkundër rekomandimeve të Organizata Botërore e Shëndetësisë që kjo të bëhet çdo dy deri në tri vjet.
Komiteti Teknik, i cili u themelua javën që shkoi me vendim të ministrit Ismaili, në bashkëpunim të plotë me udhëheqësit e institucioneve shëndetësore, është përgjegjës për përpilimin e listës së produkteve mjekësore dhe materialeve shpenzuese esenciale.
Ministri i Shëndetësisë tha revidimi i Listës së Barnave Esenciale kërkon përkushtim maksimal, përgjegjësi, analizë të zhvillimeve në industrinë farmaceutike, transparencë dhe llogaridhënie. Ai tha se Ministria e Shëndetësisë ka disa muaj që ka punuar për mbarëvajtjen e këtij procesi, dhe se dhe se nuk do të lejojë që të përsëriten gabimet e së kaluarës
“Duke falënderuar parterët strategjikë, ministri Ismaili tha se kur të përmbyllet ky mision, brenda disa muajsh, përfitues do të jenë të gjithë, në veçanti pacientët, pasi sipas tij barnat esenciale janë ato që përmbushin nevojat prioritare të kujdesit shëndetësor të popullatës”, thuhet në kumtesën e Agjencisë Kundër Korrupsion.
Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë këtij viti kanë zhvilluar dy misione, kanë dërguar raportin final me rekomandimet konkrete të cilat kanë ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë të fillojë dizajnimin e tërë procesit të revidimit të Listës së Barnave Esenciale.
Nicola Magrini nga Sekretariati për Banat Esenciale në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, i cili e përcolli këtë takim përmes “Skype”, tha se OBSH-ja do të vazhdojë të përkrah Kosovën në këtë proces dhe është e gatshme të ndihmojë edhe në trajnimet e nevojshme të Komitetit Teknik që do të bëjë revidimin e Listës Esenciale të Barnave.
Për Ministrinë e Shëndetësisë, pjesë shumë e rëndësishme e këtij procesi është edhe përfshirja e Agjencisë Kundër Korrupsionit në këtë proces, që është bërë me ftesë të ministrit Ismaili.
Drejtori Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli tha se është hera e parë që një institucion e fton Agjencinë Kundër Korrupsionit qysh para fillimit të një procesi, për të bashkëpunuar lidhur me parandalimin e konfliktit të interesit, dhe se kjo sipas tij është për t’u vlerësuar dhe marrë si shembull edhe nga institucionet e tjera.
Havolli tha se Agjencia do të jap kontributin e vetë dhe do ta ndihmojë në vazhdimësi Ministrinë e shëndetësisë në këtë proces, në frymën e interpretimeve rreth konflikteve eventuale të interesit të anëtarëve të Komitetit Teknik për revidimin e Listës së Barnave Esenciale.
Ministri Ismaili gjatë këtij takimi ka theksuar po ashtu se për të rritur transparencën dhe llogaridhënien, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që gjatë fazave të ndryshme të punës të publikojë materialet në ueb-faqen e saj, për t’iu dhënë mundësi të gjitha palëve të interesit të ndjekin çdo hap të këtij procesi. Produktet të cilat do të jenë në listën e re esenciale, sipas tij do të jenë në shërbim të nevojave të pacientëve, lehtë të qasshme dhe me kosto të përballueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025