LAJMI I FUNDIT:

Antidroga sekuestron kokainë në vlerë 7 mijë euro në Prizren, ndalohen dy persona

Antidroga sekuestron kokainë në vlerë 7 mijë euro në Prizren, ndalohen dy persona

Njësia e antidrogës në Policinë e Kosovës ka kontrolluar shtëpitë e disa personave të dyshuar në Prizren.

Në vazhdën e realizimit të këtij operacioni policor, hetuesit gjatë punës në teren kanë arrit që të dyshuarin (A.E.) ta ndalojnë përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në rrugën “William Voker” në Prizren.

Tek i njëjti gjatë kontrollit janë gjet dy  qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 2,55 gram, të cilit i është sekuestruar edhe një automjet.


Operacioni i bastisjes dhe kontrollit ka vazhduar në tri  lokacione dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar:

“Të holla kesh 1,140 Euro dhe 40 Franga zvicerane, një DVR, një shtëpizë e kompjuterit, dyzet e pesë (45) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 23,04 gram, tri qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 52,34 gram, një peshore digjitale, një qese najloni e mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 1,76 gram”, njofton Policia e Kosovës.

Poashtu janë sekuestruar edhe dy telefona mobil dhe një  automjet Citroen ngjyrë e bardhë me targa vendore.

“Pesha e përgjithshme e substancës narkotike e dyshuar për Kokainë është 79.69 gram e që vlera e tregut sipas raportimeve arrin rreth shtatë mijë (7000) euro”, njofton tutje Policia e Kosovës.

Pasi janë ndërmarr këto veprime policore me vendim të prokurorit kujdestar dy personat e dyshuar  janë ndaluar për 48 orë, përderisa hetimet janë duke vazhduar nga antidroga në Prizren./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Drejtësi
Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Politikë
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Lajme
Ushtarë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq

Ushtarë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq

Siguri
Kalo në kategori