Anthony Joshua ka thënë se ai ka edhe 15 përballje të tjera para se të pensionohet nga boksi.Kampioni në fuqi i WBA, WBO, IBF dhe IBO, po planifikon që të boksojë ndaj fituesit të rimeçit, Deontay Wilder – Tyson Fury, që zhvillohet në shkurt të vitit 2020.Në një intervistë për Sky Sports është pyetur se edhe sa meçe do i duhen që ta mbyllë karrierën.


Antonyvsruiz2 Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“15 meçe nga tani. Ndoshta ai numër do të më dërgoj në 35 ose 40 përballje të zhvilluara”, ka thënë Joshua.

Britaniku po tenton që të bëhet kampion i unifikuar, pasi i mungon vetëm WBC që mbahet aktualisht nga Wilder.Joshua shtoi më tej se është e vështirë që t’i mbledhës të gjithë titujt, por që do të tentojë të bëhet më i miri i të gjitha kategorive. /Telegrafi/

telegrafi sport app