Ansu Fati - tifozët e Barçës bënë një kërkesë te Monaco - erdhi pak vonë

Pasi u konfirmua transferimi i Ansu Fatit te Monaco, disa tifozë të Barcelonës i kërkuan klubit francez t’i jepte 22-vjeçarit fanellën ikonike me numrin 10.
Fati e mbante këtë numër gjatë kohës së tij në Barcelonë, dhe me Lamine Yamalin që do ta merrte këtë numër te Blaugranët, tifozët shpresonin se Monaco do t’ia jepte atë lojtarit të ri.
Një tifoz i skuadrës katalunase shkroi: "Jepi atij #10 ose do të ketë pasoja. Je paralajmëruar".
"Ai është zyrtarisht lojtari më i mirë i ri në Francë tani. Jepini numrin 10", komentoi një tjetër.
Një fans tjetër komentoi: "Të premtoj, ai do të shpërthejë për ju, le ta ketë numrin 10".
Megjithatë, kërkesat e tyre erdhën pak vonë pasi Fati do të veshë fanellën me numër 31 për Monacon. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































