Ansu Fati ka përfituar si lojtar formacioni pas dëmtimeve të Luis Suarez, Lionel Messi dhe Ousmane Dembele.

Por me kthimin e këtyre të fundit, nuk ka garanci për djaloshin që të luajë edhe aq shumë, pasi trajnerët ende besojnë te përvoja.


Tifozët e Barcelonës tashmë e adhurojnë 16-vjeçarin, i cili ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë në vetëm 116 minuta në La Liga.

ansu fati barcelona 2019 20 92k37fc4ofa119nkph2lomrr2 Ansu Fati (Foto: Goal.com/Getty Images)

Dembele, ndërkohë, do të duhet të fitojë besimin e Campit Nou, megjithëse ai mbetet ende në hierarki përpara Fatit, të paktën kështu mendon Ernesto Valverde.

Ish-trajneri i Bilbaos, do t'i duhet ta mbrojë produktin e akademisë së Barcelonës, pasi klubi është i vetëdijshëm për rreziqet kur një lojtar shpërthen në moshë të re.

5.dembele

Me Suarez, Messi dhe Dembele në sulm, Valverde mund ta kthejë Fatin përsëri te Barcelona B , por nëse i riu vazhdon të shënojë, një vendim i tillë nuk do të jetë i gjatë dhe francezi Dembele duhet të fillojë të frikësohet për minutat. /Telegrafi/

telegrafi sport app