LAJMI I FUNDIT:

Ankthi më i keq bëhet e kaluar: Me ndihmën e këtyre artikujve ushqimorë do të zgjidhni problemin me lëkurën!

Ankthi më i keq bëhet e kaluar: Me ndihmën e këtyre artikujve ushqimorë do të zgjidhni problemin me lëkurën!

Lëkura e bukur varet nga gjenet dhe shprehitë jetësore, mirëpo edhe ushqimi ka ndikim të madh në lëkurën e zbehtë dhe të thatë apo në lëkurën e shëndetshme dhe e shkëlqyer

Këto ndryshime në lëkurë mund t’i zgjidhni me përfshirjen e artikujve të caktuar në menynë tuaj, transmeton Telegrafi.

Njolla pigmenti

Njolla të shumta pigmenti mund të jenë shenjë e mungesës së vitaminave. Prandaj, kushtoni kujdes që në ushqim të keni mjaft vitamina C dhe E dhe antioksidantë.

Ato mund t’i gjeni në dredhëza, kivi, domate, limon dhe shega. Pra, njollat e këtilla mund të përkeqësohen nëse lëkura ekspozohet diellit.

Mbrojtjen natyrale nga dielli mund ta merrni nga këta artikuj: frutat me kokrra, grejpfruti, ananasi, kumbullat, lakrat, chili, spinaqi dhe hikrra.

Lëkura e yndyrshme

Është treguar që nga artikujt me indeks të lartë glikemie rritet niveli i sheqerit në gjak, por edhe nxiten gjëndrat dhjamore të punojnë – ndërkaq ato e bëjnë lëkurën të yndyrshme.

Kundër kësaj mund të ndikoni me vitaminën A – e cila zvogëlon prodhimin e dhjamit. Këtë vitaminë mund ta gjeni në mango, karotë, të verdhët e vezëve, kajsi të thata dhe spinaq.

Papastërtitë në lëkurë

Indeksi i lartë i glikemisë i artikujve të caktuar gjithashtu mund të jetë shkaktar i akneve. Me aktivitetin e shtuar të gjëndrave dhjamore mbyllen poret dhe pastaj shfaqen bakteret të cilat shkaktojnë përflakje.

Në këtë rast mund t’ju ndihmojnë artikujt me thartira të shumëfishta të pangopura siç janë frutat arrore, vaji i lirit, thjerrëzat dhe algat.

Lëkura e thatë

Lëkura e thatë është dëshmi që keni nivel të ulët kolesterine dhe tepricë të vitaminës E. Vegjetarianët shpesh vuajnë nga kjo pasi që peshku dhe mishi bëjnë pjesë në furnizuesit kryesorë të kolesterinës.

Thartirat e pangopura yndyrore mund të përmirësojnë dhe freskojnë dukjen e lëkurës. Ato gjenden në vezë, sojë, avokado dhe kikirikë, mish dhe peshk.

Rrudhat

Alkooli nxjerr jashtë lagështinë e trupit, andaj në atë mënyrë rrudhat shfaqen ose bëhen më të dukshme ekzistueset. Sheqeri është një ndër shkaktarët për plakje të parakohshme të lëkurës.

Edhe këtu andioksidantët janë mjet i mirë për lëkurë të lëmuar dhe të tendosur. Prandaj, konsumoni rregullisht produkte të sojës, spinaq dhe patëllxhan.

Gropat e syve

Njollat e errëta nën sy nuk shfaqen ekskluzivisht për shkak të gjumit të pakët. Mund të jenë shenjë që trupit i mungon diçka, ndërsa fjala është për mungesën e lëngjeve. Prandaj, pini mjaft ujë. /Telegrafi/