Shtëpia franceze “Artcurial” do të nxjerrë në ankand një punë të rrallë të piktorit Henri de Toulouse-Lautrec, e cila paraqet një repart spitalor në Paris në 1891, ku kryhet një operacion, një temë që nuk është pikturuar kurrë në atë kohë.
Me titull “Një operacion nga Doctor Péan në Spitalin Ndërkombëtar”, vepra iu dhurua po atë vit nga artisti mjekut të tij Frédéric Baumgarten, i cili shfaqet në pjesën e pasme të pikturës.
Kjo kryevepër kishte mbetur në familjen e Doctor Baumgarten që nga ajo kohë.
E ekspozuar vetëm një herë në 1914, piktura vlerësohet midis 600-900 mijë euro.
Por, drejtori I drejtori i Artcurial, Bruno Jaubert shprehet se: “Duke marrë parasysh faktin që është një vepër e rrallë, cilësinë piktoreske, historinë e saj dhe faktin që për 130 vjet nuk është rishfaqur kurrë, nuk do të çuditesha që të shitej pak më shumë”.
Në pikturë portretizohet një infermiere që shoqëron një pacient në një barelë. Në sfond, Doctor Péan, me të zeza, duke qëndruar nga pas, po kryen një operacion. Pranë tij një infermiere dhe një ndihmëse, dhe, përreth mjekë. Në pjesën e pasme, dritare të mëdha prej xhami, pasi në atë kohë punohej me dritën e ditës.
Piktori Toulouse-Lautrec është më i njohur për pikturat e tij mbi kabaretë, bordellot, rrugët dhe kuajt, për këtë arsye kjo tematikë vlerësohet ndër më të veçantat që ai ka pikturuar.
Vepra pritet të dalë në ankand më 29 qershor në Paris. /Ora News/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit