Këngëtarja e njohur shqiptare, Anjeza Shahini, mbrëmë (e premte) ka qenë në Festivalin e Këngës në RTK, në rolin e prezantueses.

Megjithatë, ajo interpretoi edhe këngën e saj “Image of You”, me të cilën Shqipëria debutoi në Eurovision në vitin 2004.


Ajo dhuroi një performancë të shkëlqyer, ndonëse kanë kaluar plot 19 vite nga paraqitja e yllit të famshëm në Stamboll.

E njëjta u rendit në vendin e shtatë në Eurovision dhe u vlerësua aso kohe tejet shumë për performancën.

Festivali i Këngës ndërkohë edhe në natën e dytë solli përplot surpriza e emocione.

Tashmë janë përzgjedhur edhe dhjetë këngët finaliste në Festivalin e Këngës në RTK.

1. Albin Nikprelaj – Ajo 2. Auron Deva – Çmimi i dashnisë 3. Angus Dei – Një zemër për dy 4. Arbër Salihu – Oj Kosovë 5. Urban Band – Ëndrrat s’kanë faj 6. Nita Latifi – Marrëzi 7. Neki Emra – Heroi im 8. Hilmi Obertinca – Pa ty s’më rrihet 9. Saranda Alija – Mendoj ku je 10. Klea Dina – Trenat. /Telegrafi/