LAJMI I FUNDIT:

Anila Brahaj ka nevojë për ndihmë: Ndihmoni që ajo të jetojë

Anila Brahaj ka nevojë për ndihmë: Ndihmoni që ajo të jetojë

Studentja e Universitetit shtetëror të Prizrenit – “Ukshin Hoti” (drejtimi juridik, viti i dytë), Anila Brahaj, deri para pak ditësh kishte preokupim kryesor mbarimin e studimeve, por kjo ndryshoi kur në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës u diagnostifikua me sëmundjen e Leukemisë akute (myeloblastica)

Tashmë Anila ka vetëm një preokupim: shëndetin e saj. Por, kjo sa vjen e bëhet më e vështirë për shkak se i duhet trajtim jashtë vendit, gjë për të cilën nevojitet shuma prej 120 mijë eurove.

Familja Brahaj nuk ka mundësi financiare për ta siguruar këtë shumë të mjeteve, andaj kërkohet ndihma e secilit që Anila të shkojë për trajtim jashtë vendit,


Familja e saj kanë vënë në dispozicion edhe këtë llogari bankare, ku mund të jepni kontributin tuaj për studenten Anila Brahaj.

Nr. i llogarisë me IBAN: XK051501090003545035

SWIFT CODE: RBKOXKPR

Mbajtësi i llogarisë: Isen Brahaj ( Babai i Anilës)

Vendi: Kosovë

Tel.: +386 49 292 688, +386 49 377 173

anilab2