LAJMI I FUNDIT:

Anijet luftarake të SHBA-së dhe Kanadasë lundrojnë nëpër ngushticën e Tajvanit

Anijet luftarake të SHBA-së dhe Kanadasë lundrojnë nëpër ngushticën e Tajvanit

Një anije luftarake e SHBA-së dhe një e Kanadasë kanë lundruar së bashku nëpër ngushticën e Tajvanit, më pak se një javë pasi Kina zhvilloi një raund të ri lojërash luftarake rreth ishullit.

Bëhet e ditur se Marina amerikane, e shoqëruar herë pas here nga anije nga vendet aleate, kalon nga ngushtica rreth një herë në muaj.

Kina, e cila e pretendon Tajvanin si territorin e saj, thotë se rruga strategjike ujore i përket shtetit kinez.


Siç raporton Flota e 7-të e Marinës së SHBA-së, USS Higgins dhe fregata kanadeze HMCS Vancouver kanë lundruar nëpër ujërat ku liria e lundrimit dhe fluturimit në det të hapur zbatohet në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Lundrimi demonstron përkushtimin e SHBA-së dhe Kanadasë në ruajtjen e lirisë së lundrimit për të gjitha vendet, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

“Të drejtat dhe liritë lundruese të bashkësisë ndërkombëtare në ngushticën e Tajvanit nuk duhet të kufizohen. SHBA-ja hedh poshtë çdo pohim të sovranitetit ose juridiksionit që është në kundërshtim me liritë e lundrimit, fluturimit dhe përdorime të tjera të ligjshme të detit dhe ajrit”, deklaroi Marina amerikane.

Ndërkohë, Komanda e Teatrit Lindor të Kinës tha se forcat e saj monitoruan dhe paralajmëruan anijet.

“Veprimet e SHBA-së dhe Kanadasë shkaktuan telashe dhe prishin paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës së Tajvanit”, tha Komanda e Teatrit Lindor kinez.

Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se anijet amerikane dhe kanadeze lundruan në drejtim të veriut dhe forcat e armatosura të Tajvanit i mbanin në vëzhgim, duke shtuar se situata ishtr “normale”.

Marina amerikane dhe kanadeze lundruan për herë të fundit një mision të tillë të përbashkët në nëntor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori