Pas avancimit të teknologjisë në auto-industri ku shumica e prodhuesve kanë filluar të ndalin prodhimin e mjeteve motorike me naftë dhe benzinë për të kaluar në ato elektrike, Norvegjia ka shkuar një hap tutje – prodhimin e anije elektrike.

Fjala është për anijen Havila Capella, një nga katër anijet ekologjike të dedikuara për kompaninë Havila Voyages, në kuadër të marrëveshjes me ministrinë e Transportit dhe Komunikacionit në Norvegji, transmeton Telegrafi.


Që të katër anijet do të përdoren nga kompania transportuese ku linjën e re do ta shfrytëzojë deri në vitin 2030. Ndërtimi i katër anije plug-in hybrid janë investim me kosto të lartë që kap shumën e 55 milionë dollarëve.

2 56

Të gjitha anijet janë të pajisura me bateritë më të mëdha në botë që peshojnë 86 tonelata, e fuqia e tyre është 6,1 mWh, që është njëjtë sikurse 600 njësi të modelit më të mirë të veturës Tesla.

3 37

Bateritë mundësojnë lundrimin deri në katër orë përmes fjordeve norvegjeze, pa bërë zhurmë dhe emetim të gazrave. Anija e parë është prodhuar këtë vit, është e gjatë 124 metra dhe mund të pranojë 640 pasagjerë në 179 kabina. Është punuar në stilin skandinav me dritare panoramike që mundësojnë pamje nga jashtë.

4 31

Mysafirët mund të relaksohen në xhakuzi apo në ulëset që mbi kanë dritare të xhamit nga të cilat shihet qielli i pastër. Anija e dytë pritet të lundroj më 7 prill të vitit të ardhshëm, e ndërsa dy tjera deri në fund të verës. /Telegrafi/

5 28

6 25

7 21

8 20

9 19