LAJMI I FUNDIT:

Angry Birds lëshon sezonin e ri, Year of the Dragon

Angry Birds lëshon sezonin e ri, Year of the Dragon

Rovio Mobile ka lëshuar një përditësim të ri për versionin e saj të lojës Angry Birds Seasons, ndërsa versioni i ri i lëshuar quhet “Year of the Dragon” pasi që i njëjti është inspiruar nga viti i ri kinez.

Versioni i ri i lojës Angry Birds është në dispozicion për pajisjet mobile që bazohen në iOS dhe Android, dhe është pa pagesë.

Duke e marrë parasysh popullaritetin e lojës, Angry Birds shpreson që edhe ky version i ri i lojës së famshme do të shkarkohet nga miliona përdorues të platformave mobile të Google dhe Apple. / Telegrafi /