LAJMI I FUNDIT:

Anglia e sheh Sarina Wiegman si pasuese të mundshme të Southgate

Anglia e sheh Sarina Wiegman si pasuese të mundshme të Southgate

Federata angleze e futbollit (FA) nuk përjashton që Sarina Wiegman, trajnere aktuale e ekipit të femrave, të zëvendësojë Gareth Southgate në krye të ekipit të meshkujve.

Southgate, i cili mori drejtimin e Anglisë në vitin 2016, ka një kontratë deri pas Euro 2024, ndërsa Wiegman ka një marrëveshje me FA deri në vitin 2025 dhe ka pasur bisedime për ta zgjatur më tej.

Anglia do të fitojë Kupën e Botës të vitit 2022 dhe në finalen e madhe do të ndeshet me Spanjën këtë të diel.


Anglia e mposht Australinë, i bashkohet Spanjës në finalen e Kupës së Botës për femra
Lexo po ashtu Anglia e mposht Australinë, i bashkohet Spanjës në finalen e Kupës së Botës për femra

Mark Bullingham, shefi ekzekutiv i FA, tha se nëse Southgate largohet, personi më i mirë do të zgjidhet për këtë detyrë , pavarësisht nëse është burrë apo grua.

“Përgjigja jonë është se ai duhet të jetë personi më i mirë për këtë punë. Sarina po bën një punë të shkëlqyer dhe ne shpresojmë që ajo të vazhdojë kështu për një kohë të gjatë. Mendoj se Sarina mund të bëjë çfarë të dojë në futboll”.

“Nëse në një moment në të ardhmen ajo vendos që dëshiron të kalojë në futbollin e meshkujve, do të jetë një bisedë interesante, por është vendimi i saj”, ka thënë Bullingham.

Në futbollin profesionist, asnjëherë një grua nuk ka drejtuar një ekip të meshkujve përveç Hannah Dingley, e cila drejtoi Forest Green Rovers të League Two gjatë verës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori