Anglia del kundër FIFA-s dhe rregullave të Katarit: Jemi gati t'i pranojmë gjobat, por shiriti me ngjyrat e ylberit do të qëndrojë në krahun e Harry Kane

Kanë mbetur edhe 24 orë deri në fillim të Kampionatit Botëror 'Katar 2022'.
Është një botëror më ndryshe pasi për herë të parë do të zhvillohet në stinën e dimrit dhe Katari si shtet ka disa rregulla më strikte.
Nuk lejohet që kombëtaret të bartin shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit dhe kushdo që do ta mbajë atë do të gjobitet nga FIFA.
Megjithatë anglezët pritet të dalin kundër rregullave të FIFA-s dhe atyre të Katarit, pasi janë të vendosur që në krahun e kapitenit Harry Kane do të jetë shiriti me ngjyrat e ylberit ku shkruhet 'One Love'.
Shefi ekzekutiv i FA, Mark Bullingham, ka thënë për Sky News se ata janë gati të gjobiten për kapitenin e Anglisë, Harry Kane, që mban shiritin "One Love" në Kupën e Botës.
"Ata nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje për letrën tonë", tha Bullingham për Sky News.























































