LAJMI I FUNDIT:

Angjushev: Ndryshimet në politikat tatimore të Maqedonisë do të jenë në të mirë të qytetarëve

Angjushev: Ndryshimet në politikat tatimore të Maqedonisë do të jenë në të mirë të qytetarëve

Çfarëdo ndryshimi i politikës tatimore në Maqedoni do të jetë në dobi të qytetarëve dhe ekonomisë dhe nuk do të ndodhë pa debat të gjerë për çka i gjithë opinioni do të informohet në kohë, tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Ai shtoi se masat për rritje ekonomike deri në fund të vitit do të shdërrohen në program qeveritar që do të fillojë të zbatohet nga viti i ardhshëm për të cilin janë ndarë mjetet e nevojshme financiare.

“Për masat janë organizuar dy debate publike në të cilat kanë marrë pjesë persona të interesuar të huaj dhe vendorë, juridik dhe fizik, si dhe odat ekonomike. Ata janë informuar edhe për propozim-masat, për të cilat është lënë hapësirë kohore që të shqyrtohen dhe analizohen dhe të japin propozime konkrete. Jemi të kënaqur që propozime mbërritën prej të gjithë faktorëve të cilët i mbështesin masat dhe në tërësi janë në pajtim për nevojën dhe mënyrën në të cilën janë vendosur.”, tha Angjushev.


Angjushev theksoi se të gjitha vërejtjet do të pranohen dhe do të vendosen në programin i cili do të kthehet në program qeveritar deri në fund të vitit dhe si i tillë do të zbatohet gjatë vitit të ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori