LAJMI I FUNDIT:

Angjushev: Katër kompani vendosën të investojnë në Maqedoni

Angjushev: Katër kompani vendosën të investojnë në Maqedoni

“Që kur arriti lajmi për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në Kuvendin grek mora informacione nga katër kompani se kanë vendosur të investojnë në Maqedoni”, deklaroi zëvendës-kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai në përgjigje me një pronar tha se për momentin po bisedohet me qindra kompani për investim në Maqedoni dhe theksoi se të gjithë kanë pritur të zgjidhet problemi me Greqinë, për të vendosur nëse do të investojnë.


“Të gjithë prisnin dhe me njoftimin se kaloi votimi në Kuvendin grek mora katër konfirmime për investime”, tha mes tjerash Angjshev.

Ai shtoi se pagat në Maqedoni do të rriten si rezultat i investime që do të vijnë dhe se për tërheqjen e tyre është i nevojshëm kuadër i trajnuar.

“Arsimi do të jetë problem kyç në ekonominë e Maqedonisë viteve në vijim, s’do të jenë as subvencionet, qasja deri te fondet, urbanizmi, lejet ndërtimore. Me ligj mund të krijoni kushte, por njerëzit s’mund t’i krijoni. Kuadri krijohet nëpër procesin arsimor, ndërsa ne e shkatërruam gjatë 15 viteve të kaluara”, tha Angjushev duke bërë apel se duhet patjetër të kthehet shkolla e mesme profesionale./Telegrafi/