Angellov: Zjarri më i rëndë është në "Jasen", por humbëm kontrollin edhe të një dege të zjarrit në Jegunovcë

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, informoi se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar më shumë se 20 zjarre në hapësira të hapura në të gjithë vendin, dy prej të cilave vlerësohen si më seriozet.
"Zjarri më serioz është ai në "Jasen", por gjithashtu pothuajse humbëm kontrollin e një dege të zjarrit në Jegunovcë, e cila po digjet në një kodër. Zjarri është ende aktiv", tha Angellov.
Një helikopter policor është duke operuar në terren, dhe sipas vlerësimeve të Drejtorisë, zjarri në Jegunovcë pritet të vihet nën kontroll të plotë gjatë ditës së sotme./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































