LAJMI I FUNDIT:

Angazhimet në karrierë kanë bërë që MC Kresha të mos ketë të dashur

Angazhimet në karrierë kanë bërë që MC Kresha të mos ketë të dashur
MC Kresha (Foto: Instagram/TavnikCity)

MC Kresha ka qenë i ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ku ka rrëfyer copëza nga jeta e tij private, karriera dhe bashkëpunimet e reja muzikore.

Puna dhe muzika mbushin ditën e reperit nga Kosova, çka kanë bërë që ai të mos ketë as të dashur.

https://www.instagram.com/p/BlbOa42lkV7


“Ngaqë jam në punë, nga një koncert në një tjetër, s’ka kohë për pushime, nuk më do askush, prandaj jam single”, citon TCH fjalët e tij.

Një artist ka edhe këngëtarët e tij të preferuar dhe zemrën e MC Kreshës në këtë aspekt ia ka rrëmbyer Aurela Gaçe, me të cilën mund të ketë një bashkëpunim në të ardhmen.

Lajmet për MC KRESHA
Lexo po ashtu Lajmet për MC KRESHA

“Këngëtarja që preferoj unë është Aurela Gaçe. Kur më merr malli të dëgjoj muzikë të mirë dëgjoj Aurela Gaçen dhe këngën ‘Valsi Lumturisë’. Meqë ajo më ka ftuar një herë për një bashkëpunim, po e ftoj edhe unë publikisht”, ka thënë Kresha.

Dukja e re është ajo që të bie në sy sapo e shikon reperin e njohur, i cili i ka hequr flokët e gjata.

https://www.instagram.com/p/BlGYDexFpBY

“Vera e gjatë dhe dëshira që të laj flokët çdo ditë më bëri t’i shkurtoja. Duke menduar çfarë më priste thashë t’i shkurtoj sa është koha”, ka treguar me humor këngëtari.