LAJMI I FUNDIT:

Android dhe Windows rriten, iOS dhe BlackBerry po bien!

Android dhe Windows rriten, iOS dhe BlackBerry po bien!

Kompania e njohur e hulumtimeve, Kantar, ka publikuar raportin e saj të ri me statistikat e fundit për pjesëmarrjen e sistemeve operative në tregun e telefonave të mençur mobil. Matjet e kompanisë përfshijnë tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Raporti i Kantar tregon se Android dhe Windows Phone kanë vazhduar rritjen gjatë gjithë vitit 2013 edhe pse duket se të dyja platformat mobile e kanë humbur vrullin e tyre. Ndërkohë që gjatë vitit 2013, BlackBerry dhe iOS kanë humbur përdorues në të gjitha tregjet kryesore.

Viti 2013 ka qenë tejet i rëndësishëm për Windows Phone, edhe pse Nokia nuk i ka arritur shitjet për të cilat kishte shpresuar. Microsoft ka rritur pjesëmarrjen e saj në të gjitha tregjet, përveç Amerikës Latine. Platforma e saj mobile ka pasur një rritje të konsiderueshme në Mbretërinë e Bashkuar (nga 5.9% në 11.3%), Francë (nga 5% në 11.4%), Itali (nga 12.7% në 17.1%) dhe Spanjë (nga 1.2% në 5.6%).

Android është ende sistemi operativ më popullor, duke dominuar në çdo treg kyç, dhe i njëjti është ende në rritje kudo. Suksesi i platformës mobile të Google ishte edhe më i madh në Amerikën Latine, ku pjesëmarrja e saj në tregun e telefonave të mençur u rrit nga 62.6% sa ishte në vitin 2012, në 83.5% në vitin 2013.


Rritje të rëndësishme Android ka regjistruar edhe në tregje tjera të rëndësishme, sikurse në Gjermani (nga 69% në 75.4%), Itali (nga 54.2% në 66.2%), dhe BE (nga 62.9% në 68.6%).

iOS e Apple ka humbur pjesëmarrjen e saj në të gjitha tregjet gjatë vitit 2013, ndërsa rënia më e madhe është regjistruar në Itali (nga 23.1% sa kishte në vitin 2012, iOS pothuajse u përgjysmua në 12.8% në vitin 2013).

Ajo gjithashtu ka humbur një sasi të konsiderueshme të përdoruesve në atdheun e saj, SHBA, ku iOS ka rënë nga 49.7% sa kishte në vitin 2012 në 43.9% në fund të vitit 2013.

Së fundi, pjesëmarrja e tregut të kompanisë BlackBerry është duke u pakësuar gjithnjë e më shumë. BlackBerry shënoi humbje të shumë përdoruesve kudo, me përjashtim të Kinës, ku u rrit nga pothuajse 0% në 0.1%. Rënia e madhe e përdoruesve të saj është vërejtur në Amerikën Latine, treg ku BlackBerry kishte 10.3% në vitin 2012, ndërsa në dhjetor 2013 ka rënë në 2.8%. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Gjykata e lartë e Evropës

Gjykata e lartë e Evropës "jep një goditje shumë miliarda dollarëshe" për Apple dhe Google

Teknologji
Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Teknologji
Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
AirPods 4 do të kushtojnë 179 dollarë – detaje për kufjet nga Apple

AirPods 4 do të kushtojnë 179 dollarë – detaje për kufjet nga Apple

Teknologji
Kalo në kategori