LAJMI I FUNDIT:

Andriy Shevchenko paralajmëron Italinë para ndeshjes me Ukrainën

Andriy Shevchenko paralajmëron Italinë para ndeshjes me Ukrainën

Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko pranon se Italia ka motivim të lartë kundër Ukrainës, por paralajmëron Azzurrët se bashkatdhetarët e tij nuk kanë asgjë për të humbur sonte.

Ukraina dhe Italia takohen sonte në BayArena të Leverkusenit në ndeshjen e fundit të fazë së grupeve për Euro 2024.

Azzurrëve u mjafton një barazim për t’u kualifikuar në Euro 2024, ndaj Ukraina duhet të fitojë për të marrë një vend në turneun që do të zhvillohet në Gjermani vitin e ardhshëm.


Spalletti u përballë me një incident diplomatik para ndeshjes me Ukrainën
Lexo po ashtu Spalletti u përballë me një incident diplomatik para ndeshjes me Ukrainën

“Është një ndeshje kaq e rëndësishme, më shumë se një lojë për të gjithë ne”, deklaroi Shevchenko për La Gazzetta dello Sport.

“Pavarësisht luftës, faktit që jemi të detyruar të luajmë çdo ndeshje në shtëpi jashtë vendit dhe vështirësive që po hasim brenda vendit, skuadra është ende në një pozicion të mirë. Natyrisht, ka pasur një ndryshim brezash, por ne kemi lojtarë të vlefshëm si Mudryk, Sudakov dhe Tsyngakov”.

“Rebrov ka bërë një punë të shkëlqyer në një situatë shumë të vështirë. Ai ka fituar filozofinë e tij dhe ekipi është rigjeneruar. Në këtë fazë nuk kemi asgjë për të humbur, por kjo nuk do të thotë se jemi të kënaqur me atë që kemi arritur”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori