LAJMI I FUNDIT:

Andonov: OBRM-PDUKM me të drejtë të plotë e ka kërkesën ndaj LSDM-së për ta braktisur Deklaratën e Tiranës

Andonov: OBRM-PDUKM me të drejtë të plotë e ka kërkesën ndaj LSDM-së për ta braktisur Deklaratën e Tiranës

OBRM-PDUKM me gjysmë të drejtë kërkon nga LSDM-ja të braktisë Deklaratën e Tiranës, sepse LSDM-ja e mbështetë atë Deklaratë. Ajo është një fakt politik. LSDM-ja duhet të braktisë Deklaratën, dhe jo si një vendim, por si një zbatuese potenciale të së njëjtës, ka thënë profesori universitar Oliver Andonov në “Argument” në TV Nova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LSDM si opsion politik gjatë fushatës zgjedhore paralajmëroi hapa të tillë, kurse nuk dëshironë të del para qytetarëve dhe konkretisht të shpjegojë se çfarë është pranuar. Ne shumë mirë kujtojmë përpjekjet e Zaevit në diasporën e Zvicrës para zgjedhjeve, kurse pa rend pas zgjedhjeve erdhi Deklarata çka e ka pranuar. LSDM ndryshe nga OBRM-PDUKM në asnjë moment nuk ka dënuar Deklaratën”, tha Andonov.