Ander Herrera është dënuar me një pezullim prej katër ndeshjesh pas një përleshjeje të ashpër me një roje sigurie gjatë barazimit 2-2 të Boca Juniors me Benfica në Kupën e Botës për Klube.

35-vjeçari, i cili bëri mbi 180 paraqitje për Manchester United, u përjashtua pak para përfundimit të pjesës së parë pasi u përpoq të merrej me gjyqtarin Cesar Arturo Ramos, i cili po konsultohej me monitoruesin e VAR.


Ndërsa Herrera protestoi me tërbim, një roje sigurie ndërhyri për ta ndaluar, duke shkaktuar një konfrontim të nxehtë.

Ramos u kundërpërgjigj duke dhënë një karton të kuq direkt.

FIFA ka konfirmuar një pezullim prej katër ndeshjesh, që do të thotë se Herrera do të pezullohet deri në gjysmëfinale - nëse Boca Juniors arrin deri aty.

Për ta përkeqësuar situatën, Herrera ishte detyruar të largohej për shkak të një dëmtimi që në minutën e 20-të. Nata kaotike e Bocës vazhdoi me Jorge Figalin që u përjashtua gjithashtu në fund të ndeshjes.

Gjigantët argjentinas kanë apeluar të dy kartonët e kuq, duke shpresuar të ulin dënimet, por që po ashtu ka gjoba edhe nga 70 mijë euro për secilin prej tyre. /Telegrafi/

telegrafi sport app