“Ndeshja e përkryer do të mbaronte me rezultat 0-0”, kishte shkruar gazetari legjendar italian, Gianni Brera.
Brera, ideologjia e futbollit e të cilit është e ndërtuar në mënyrën që italianët kanë menduar për futbollin në shekullin e 20-të, besoi se një barazim pa gola do të ishte rezultati ideal i forcës sulmuese dhe defensive pa ndonjë gabim (dhe kështu edhe pa gola).
Brera mund të ketë qëne më i kënaqur me rezultatin e Derby d’Itailas më të fundit të zhvilluar të shtunën mbrëma. Ndeshja nuk do të hyjë në histori si një prej dueleve më të mira Juventus – Inter, por tregoi shumë se ku janë dyja skuarat në këtë fazë të sezonit.
Përderisa ndeshja e të shtunës nuk ishte ndeshja e bajatshme dhe pa gjak që jemi mësuar të shohim në epokën pas Calciopolit, në fakt, kurrë nuk arriti që të shpërthejë e të përmbushë pritjet. Në vitet e fundit, emocionet për këtë derbi ishin të dyshimta, pasi që fati i këtyre dy klubeve shkoi në drejtime të kundërta në dekadën e fundit. Juventusi fitonte ndaj Interit në këtë derbi me lehtësi relative. Interi kishte fituar vetëm një pikë në udhëtim te Juventusi në pesë vitet e fundit.
Max Allegri befasoi të gjithë kur la Dybalan dhe Douglas Costan, e po ashtu edhe Alex Sandron në stol, duke treguar kështu nivelin e frikshëm të thellësisë së kualitetit të skuadrës së tij që posedon në stol. Interi u rreshtua ashtu siç ishte pritur, pasi lojtarët e Spallettit s’janë të angazhuar në Evropë e patën një javë për t’u përgatitur për këtë duel.
Por, kjo nuk kishte ndonjë ndërlidhje të madhe me performancën e tyre në fushë. Katërshja sulmuese e Interit e detyroi Juventusin të kthehet në mbrojtje në fazën hapëse të duelit, por vetvetiu e bënë të pashfrytëzueshëm në mënyrë të vazhdueshme potencialin e tyre. Ivan Perisic dhe Antonio Candreva nuk mbahen mend të kenë bërë ndonjë goditje në këtë duel gjatë gjithë mbrëmjes. Dy lojtarët kishin bërë më së shumti krosime në Serie A këtë sezon, por Allegri mjeshtrisht i neutralizoi, duke i mbyllur me dyfishime ku ishin të përfshirë Matuidi, Mandzukic dhe Juan Cuadrado.
Me Allegrin që vendosi të luaj me tri mesfushorë qëndrorë, zona qëndrore ishte e bllokuar. Maurio Icardi dhe Gonzalo Higuain për periudha të gjata nuk preknin topin dhe nuk u shfaqnin fare në aksion teksa topi si një ping pong ngarendte herë andej, e herë këndej në mesfushë.
Samir Handanovic ka qenë tash e sa vite portier i nënvlerësuar dhe lojtarët e Spallettit i kanë borxh shumë portierit slloven. Handanovic kishte përgjigje për gjithçka që po bënte Juventusi në drejtim të tij dhe po ashtu ai kishte edhe pak fat kur Mandzukici qëlloi shtyllën me një goditje me kokë në pjesën e parë.
Përkundër faktit se ishte ekip më i pushuar, Interi nuk arriti të regjistrojë as edhe një goditje të vetme në gol në pjesën e parë, një gjë që nuk u ka ndodhur zikaltërve që nga derbi i Milanit në maj të vitit 2014.
Në pjesën e dytë Juventusi i ndezi turbinat dhe lansoi goditje të vazhdueshme në drejtim të Handanovicit, me Mandzukicin që mbanë fajin për huqjen e disa rasteve premtuese, teksa taktika e Allegrit me breshëri krosimesh nga Cuadrado dhe Asamoah prej krahëve po funksiononte mirë, me Mandzukicin që dominonte pa probleme në ajër në duel me D’Ambrosion. Interi nuk ofroi asgjë si kundërpërgjigje në anën tjetër.
Teksa Paolo Valeri vërshëlloi për fundin e takimit, Spalletti ka pasur të drejtë të ndihet më i liruar nga të dy trajnerët. Interi dëshmoi se do të jetë aty pari në vendet e para të tabelës në fund të sezonit, duke treguar zgjuarsi që ka munguar te klubi që prej epokës së Jose Mourinhos. Interi u mbyll në kullën e Juventus Arenas, e ekipi i Spallettit ishte i pari që arriti të dalë nga një ndeshje në këtë stadium pa pësuar gol që prej fitores së Udineses në gusht të vitit 2015.
Pas ndeshjes, Borja Valero tha se Interi shkoi në Torino për fitore, e qartë është se në lojë nuk është parë një vullnet i tillë. Sidoqoftë, Interi mbetet skuadra e vetme e pamposhtur në Serie A dhe e vetmja e pamposhtur në Evropë në të gjitha garat.
Por, kjo ndeshje është një tjetër pa pranuar gol për Juven që me problemet në mbrojtje në fillim të sezonit, tash ka arritur të sigurojë ndeshjen e pestë rresht pa pësuar gol. Zhvendosja taktike e Allegrit me tri mesfushorë ka shtuar baraspeshat dhe fuqi defensive që i ka munguar Zonjës së Vjetër në fillim të sezonit.
Me Romën që ka barazuar në udhëtim te Chievo “e dobët” (që Interi e mposhti 5-0 e u tha se Chievo është e dobët) dhe me Napolin që ka barazuar në shtëpi ndaj Fiorentinas taktikisht e përkryer nën drejtimin e Piolit, Interi pas derbit të madh të Italisë mbetet lider me 40 pikë, 12 fitore e 4 barazime, nga 16 ndeshjet e para në Serie A.
Nerazzurët mund të thuhet se me 90% nëse vetëm pak arrijnë të mbajnë formën, janë brenda konturave të synimeve të tyre (për kualifikim në Ligën e Kampionëve) dhe me 70% të gjasave në një luftë të mundshme për titull në Serie A, për herë të parë pas plot shtatë vitesh.
Juventusi është një nivel më lart. Ka më shumë kualitet. Ishte superior ndaj Interit. Ky është realiteti, por Interi me mentalietin e fortë që Spalletti e ka inspiruar te lojtarët e tij duke hyrë brenda kokës së tyre e duke u dhënë besimin se mund të jenë në pozitat e para, ka dëshmuar se është në gjendje të luftojë për top pozitat e para dhe në ditën më të mirë mund të mposhtë cilin do ekip, e të mbetet i pamposhtur në kulla e fortesa të zjarrta si San Paulo dhe Juventus Arena.
Interi ka dalë i fituar përkundër barazimit, duke ruajtur pamposhtshmërinë dhe duke ruajtur kreun e tabelës. Kjo është ajo që mbahet mend e ja vlen të përmendet dhe jo superioriteti i Juventusit. Por, superioriteti i Juventusit ua garanton Bianconerëve cilësinë e favoritit më të madh për Scudetton e shtatë rresht, e ashtu si skuadra e Contes e para gjashtë viteve që askush nuk e priti se mund të triumfojë për titull, ashtu nuk bën të përjashtohet as Interi i Spallettit, që ka thyer të gjitha pritshmëritë e këtij sezoni.
Napoli nuk po njeh të ndalur me formën e luhatshme pas humbjes në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve, e me barazimin e fundit ndaj Fiorentinës, napoletanët kanë hyrë në një krizë mentaliteti, ngjashëm edhe Roma, që në mënyrë të dëshpëruar pret ndeshjen e mbetur ndaj Sampdorias për të barapeshuar gjërat në krye të tabelës.
Në fund, të shtunën ishte dueli që do të gëzonte më së shumti gazetarin Brera, dashamirin e 0-0.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B” – përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje