Pas pushimit të kombëtareve që e pa Italinë të eliminuar nga mundësia për kualifikim në Kampionatin Botëror për herë të parë që nga viti 1958, ishte lehtë e kuptueshme se ngjarje befasuese mund të na presin edhe në rikthimin e ndeshjeve të Serie A ku mësimi ishte: Asgjë nuk është e sigurtë për asnjë skuadër.
Azzurët kanë menduar se mund të mposhtin Suedinë duke lënë lojtarë të talentuar në stol. Juventusi po ashtu është dashur të kuptojë nga kjo se nuk mund të lihen në stol Dybala, Buffon dhe Barzagli në udhëtim te ekipi më rekord perfekt në shtëpi, e në fund të shpreh befasi pse pësoi humbje nga Sampdoria.

Giorgio Chiellini dhe Massimiliano Allegri e thanë të njëjtën gjë, se Juve ishte irrituese dhe u luftua shumë nga kundërshtari në mënyrë të papritur në Marasssi. Sampdoria nuk është Benevento, por një ekip i shkëlqyer me taktika mirë të organizuara dhe lojtarë të talentuar. Nëse Bianconerët i marrin ndeshjet e tilla të vështira si “TË SIGURTA” atëherë le t’i thonë lamtumirë qysh tash mundësisë për të fituar Scudetton e shtatë rresht.
A ka ndohur një revolucion në Serie A këtë sezon dhe nëse po, kush po e merr kurorën? Napoli është favorit dhe nuk ka pasur nevojë të shkojë përtej “shpejtësisë së dytë” për të mposhtur Milanin. Vincenzo Montella në universin e tij të përkryer paralel e pa një ndeshje të barabartë dhe performancë të mirë nga lojtarët e tij edhe pse ishte skuadra e vetme bashkë me Beneventon që nuk preku asnjë top në zonën e 16-metërshit të Napolit në pjesën e parë. Kur statistikat e tua krahasohen me ato të ekipit me startin më të dobët në histori të Serie A, atëherë është koha që të brengosesh – fort madje.

Roma nuk e merr asnjë ndeshje si “të sigurtë” nën drejtimin e Eusebio Di Francescos dhe po shijon secilin moment të këtij sezoni, duke rrëzuar një tabu pas tjetrës. Lazio e pa ecurinë e nëntë fitoreve rresht në të gjitha garat duke u përplasur me një skuadër të fortë e cila mund të luaj futboll të mirë. Giallorosët e kanë tehllësinë në kualitet, talentin dhe falë trajnerit të tyre të ri edhe identitet solid taktik.

Interi u rikthye në poztëin e dytë me një fitore prej 2-0 ndaj Atalantas e cila konfirmoi e sa shumë ky ekip varet nga Mauro Icardi. Nëse është një gjë që mund të cilësohet si “e sigurtë” atëherë është se Maurio Icardi do të shënojë në San Siro. Ai është një qendërsulmues i shkëlqyer, por duket se është një nivel më lart kur luan para tifozëve Nerazzurë në Giuseppe Meazza. Çka do të bënte ekipii Spallettit nëse Icardi do të lëndohej ose do të pësonte një rënie të pabesueshme në formë? Tifozët Nerazzurë shpresojnë se kurrë nuk do të duhet ta kuptojnë përgjigjen e një pyetje të tillë.

Benevento nga ana tjetër është skuadër tejet e pa fat. Skuadër që po luan mirë, por si është e mundur të pranojë gol çdo herë në minutat e fundit dhe të pësojë përmbysje? E njëjta ndodhi edhe ndaj Sassuolos, ku përkundër penaltisë së humbur të këtyre të fundit, Benvento pësoi gol në minutën e 94 me kokë. Benevento është prova e gjallë se “asgjë nuk është e sigurtë në Serie A deri në sekondën e fundit”.
E tash, tifozët e futbollit italian po luten që Benevento të marrë sa më shpejt pikën e parë… si shenjë solidariteti dhe mëshire për skuardrën e cila diti t’i bëjë telashe Interit dhe Juventusit.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit – Guardiola flet për të ardhmen e tij

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Arsenali bën hap fals në garën për titull, mposhtet nga West Hami

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit