LAJMI I FUNDIT:

Analistja amerikane Stradner: Propaganda e Vuçiqit po nxit narrativën ruse se Prigozhin është vrarë nga SHBA-ja

Analistja amerikane Stradner: Propaganda e Vuçiqit po nxit narrativën ruse se Prigozhin është vrarë nga SHBA-ja

Themeluesi i grupit paramilitar famëkeq rus Wagner, Yevgeny Prigozhin dyshohet se ka vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në afërsi të Moskës.

Hetuesit rusë kanë gjetur kutinë e zezë të aeroplanit që u rrëzua të mërkurën në Tver të Rusisë, ku supozohet se humbi jetën Prigozhin dhe nëntë persona të tjerë që ishin në bordin e fluturakes.

Për këtë vdekje po akuzohet se ka drejtpërdrejt gisht presidenti rus Vladimir Putin, mirëpo ndryshe nga kjo, në Serbi vrasjen e Prigozhinit po e lidhin se kanë dorë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Gjendet kutia e zezë e aeroplanit të rrëzuar ku supozohet se vdiq Prigozhin
Lexo po ashtu Gjendet kutia e zezë e aeroplanit të rrëzuar ku supozohet se vdiq Prigozhin

Disa medie që kanë lidhje me pushtetin e Aleksandar Vuçiqit thonë se drejtuesi i Wagnerit është vrarë nga amerikanët.

Lidhur me këtë, analistja amerikane Ivana Stradner thotë se propaganda e Vuçiqit po nxit narrativën ruse se Prigozhin është vrarë nga SHBA-ja.

“Makina propagandistike e Vuçiqit tani po shtynë narrativat ruse se SHBA-ja e ka vrarë Prigozhin”, shkruan Stradner në rrjetin social X.

Ajo shton se, Qeveria amerikane po lavdëron Vuçiqin se po lëviz drejt Perëndimit.

“Qeveria amerikane ka lavdëruar presidentin serb Vuçiq për lëvizjen drejt Perëndimit dhe duartrokiti mediet në Serbi për narrativat pro-perëndimore”, përfundon ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Bosnja
Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Amerika
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Rumania
Kalo në kategori