LAJMI I FUNDIT:

Analisti Ylli Hoxhaj: Nëse do të shkonim në zgjedhje, rezultati do të ishte në favor të LVV-së

Analisti Ylli Hoxhaj: Nëse do të shkonim në zgjedhje, rezultati do të ishte në favor të LVV-së

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se nëse do të mbaheshin tani zgjedhjet, Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte përsëri. Ai ka kritikuar opozitën, madje ka ofruar “këshilla” se si duhet të bëhet opozitarizmi.

Analisti Ylli Hoxha në RTV Dukagjini ka thënë se nëse do të shkonte vendi në zgjedhje, rezultati do të ishte në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Edhe po të kishim zgjedhje në këtë moment, prapë rezultati do të jetë më i favorshëm për LVV-në dhe jo aq i favorshëm për opozitën. Pra, nuk ekziston një deligjitimim i kësaj qeverisjeje deri më sot”.

Ai ka thënë se opozita duhet të ketë qasje “pak më strategjike dhe pak më afatgjate”.


“Duhet ta shoh këtë situatë pak në një perspektivë më të gjatë sesa që janë duke e bërë, dhe veprimet duhet t’i ndërtoj kundruall kësaj strategjie”, ka thënë ai.

Më tej, analisti Hoxha ka thënë se kjo qeveri duhet “medoemos” t’i kryejë tetë vjet qeverisje.

“Nëse mundet më herët edhe më mirë, por përgatitjet duhet të jenë këtu. Kjo nënkupton që opozita duhet të merret seriozisht me krijimin e kapaciteteve të reja njerëzore dhe jo me riciklimin e kapaciteteve të vjetra, të cilat kanë shkaktuar humbjen”.

Sipas Hoxhës, njerëzit që kanë humbur zgjedhjet tash e kanë një tendencë hakmarrje, duke thënë se “a pe sheh se me ke akuzua kot, e prandaj edhe unë duhet mu kthy”.

Lidhur me këto konstatime, analisti Dardan Gashi ka reaguar duke i thënë se logjika me të cilën po e ndërton narracionin, i bie që pas humbjes duhet ta mbyllësh partinë.

“Tjetër send është me shit demagogji e tjetër gjë është të flasësh diçka të logjikshme”.

“Sipas logjikës tënde, këto parti që i kanë humbur zgjedhjet duhet me m’shel ‘dugajen’ e me shku në shpi”, i ka replikuar Gashi analistit Hoxha.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori