Analisti i çështjeve të sigurisë Avni Islami ka folur rreth vrasjes së policit serb në Loznicë dhe Faton Hajrizit, si dhe vizitës së kancelarit gjerman Olaf Scholz në Serbi.
Islami në një postim në Facebook ka shkruar se incidenti është shfrytëzuar për ta akuzuar Kosovën.
“Në fakt, organizimi po duket të jetë bërë nga Serbia. A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit për ta heshtur kancelarin gjerman për Radoiçiqin dhe kundër protestave që do të mbaheshin kundër fillimit të punës së minierave për litium?”, ka pyetur Islami, transmeton Telegrafi.
“Incidenti në Serbi, ku mbeti i vrarë një pjesëtar i policisë serbe dhe më pas edhe sulmuesi, ndodhi pikërisht në kohën kur Serbia planifikonte që të finalizonte kontratat për litiumin dhe ku pritej të kishte protesta qytetare që angazhohen për ruajtjen e ambientit”, ka thënë ai.
Islami shkruan se Scholz pritej që në Serbi të kërkonte arrestimin e Radoiçiqit, por nuk e bëri këtë pas incidentit, i cili e heshti rastin.
“Duhet cekur se pas incidentit që ndodhi rreth 9 km nga vendi ku do të ndërtohen minierat për litium. Qytetarët e këtyre anëve e kishin të pamundur për të protestuar për shkak të shtetrrethimit të gjithë zonës nga forca të mëdha policore. Dje gjatë tërë ditës raportuan mediat serbe, por edhe MPB-ja serbe se si Faton Hajrizi u ndihmua nga grupe kriminale serbe që të shkojë deri në zonën e cekur, duke e ditur faktin që i njëjti nuk kishte në plan të dorëzohej dhe ishte i armatosur, pritej të ketë incidente të cilat ka gjasa që ishin të planifikuara”, ka shkruar Islami.
Ai thotë se “është e habitshme se si nuk u lokalizua i dyshuari më herët. Mbase ky nuk ishte qëllimi”.
“Faton Hajrizi më parë ishte në vikend në shtëpi dhe është kthyer në burg. Ndryshimi dhe qasja e tij që të largohet nga burgu i tipit të hapur ka ngjallë dyshime se me shumë gjasë, një mbështetje e fuqishme, nxitje dhe përkrahje financiare, mund të ketë ndikuar në arratisjen e tij. Tashmë dihen me emra dhe mbiemra se personat që e kanë ndihmuar Fatonin në Serbi. Janë serbë dhe njëri prej tyre i arratisur nga burgu. Është e pakuptimtë se si një në arratisur të lëvizë i lirë me veturë dhe të angazhohet për transportim të qytetarëve”, tha ai.
“A është koincidencë apo plani serb se vetëm një ditë më herët, në Serbi kanë deklaruar që Kosova dhe BeH po përgatitin plane për destabilizim të Serbisë. Incidenti ka ndodhur afër kufirit dhe me gjasë është supozuar largimi i sulmuesit për në BeH, apo më pas në Kosovë”, ka shkruar Islami.
Edhe drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka ngritur disa teza që hedhin dyshime mbi ngjarjet e fundit në vendbanimin Lloznicë të Serbisë.
Sipas Musliut, ngjarjet që përfshijnë vrasjen e shqiptarit Faton Hajrizi dhe një polici serb, mund të jenë pjesë e një skenari të planifikuar nga autoritetet serbe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës