LAJMI I FUNDIT:

Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Lideri i partisë më të madhe në vend Albin Kurti, ka rralluar paraqitjet publike ku prezente janë edhe mediat.

Megjithatë, bashkëpunëtorë të ngushtë të tij si nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca mori të premten pjesë në një tryezë diskutimi. Por, Konjufca nuk u doli para mediave, të cilat janë të interesuara të dinë ku ka mbetur procesi i formimit të Qeverisë.

Kjo temë është më e përfolura aktualisht në publik që nga 9 shkurti kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare.


Versione të shumta janë folur, e njëra nga to është edhe formimi i qeverisë nga opozita, sidomos pas konfirmimit të LDK-së për takime me liderët e opozitës.

Këtë analistja politike Magbule Shkodra e sheh të mundshme veç nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk dëshiron të jetë pjesë e qeverisë.

“Nëse Vetëvendosje nuk e fton Nismën për të bërë qeverinë, është ajo që e kam menduar më herët që kryeministri në detyre z.Kurti nuk është i gatshëm të jetë në krye të u përballur me obligimet që i ka marrë edhe vet së fundmi”, ka thënë Shkodra, për RTV Dukagjini.

Ndërkaq, Shkodra shpreson që takimet e opozitës të jenë të frytshme, derisa thekson se asnjë nga partitë nuk duhet të ngul këmbë për pozita të caktuara.

E, analisti tjetër politik Albinot Maloku thotë që ideale do të ishte një qeveri pjesë e së cilës është Lëvizja Vetëvendosje meqë këtë vullnet e kanë shprehur shumica e votuesve.

Megjithatë edhe Maloku thotë që Kurti ka një hezitim që të udhëheq prapë me vendin.

“Albin Kurti ka një drojë e cila buron nga shumë arsyeje jo krejtësisht nga pamundësia për të bërë qeverinë se çfarë e pret në angazhimet e tija, e në anën tjetër e ka mundësinë të bëjë qeverinë me një partneritet të caktuar për t’i dhënë zgjidhje formimit të saj”, ka thënë Maloku.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka shpallur rezultatet përfundimtare më 15 mars, derisa për certifikimin e tyre duhet të priten vendimet e instancave më të larta për ankesat ndaj rezultateve. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

Lajme
Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Lajme
Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Lajme
Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Siguri
Murtezaj: Mbrojtja e vlerave të demokracisë, duhet të jetë më me rëndësi për LDK-në se rritja e votave

Murtezaj: Mbrojtja e vlerave të demokracisë, duhet të jetë më me rëndësi për LDK-në se rritja e votave

Politikë
Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Siguri
Kalo në kategori