Këshilli Evropian ditë më parë vendosi kundër hapjes së negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ishte presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili vuri veton për mos hapjen e negociatave. Bashkë me Francën, kundër këtij procesi ishte edhe Holanda me Danimarkën.
Mirëpo, një gjë e tillë nuk mbeti me kaq, pasi që më 24 tetor Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
412 eurodeputetë nga 578 të pranishëm në seancë votuan në favor të rezolutës ku kërkohet hapje e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Duke u nisur nga kjo praktikë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nuk dihet nëse edhe Kosova do ta ketë të njëjtin fat.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe analistët vlerësojnë, se vendimi i Këshillit Evropian për dy vendet është një mesazh për Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën.
Sipas tyre edhe nëse Kosova vazhdon dialogun duke arritur një marrëveshje me Serbinë, sipas tyre nuk dihet se çfarë marrëdhënie do të ketë Kosova me Bashkimin Evropian.
Jeta Krasniqi nga KDI në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se vendimi i BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ketë efekte edhe në proceset tjera.
“Ajo çka ka ndodhur me vendimin e Këshillit është një mesazh negativ që i është dërguar komplet Ballkanit Perëndimor, dhe një mesazh që po nënkupton që pavarësisht përpjekjeve që shtetet individuale. Në këtë rast Maqedonia e Veriut apo edhe Shqipëria bëjnë për t’i përmbushur kriteret e Kopenhagës, apo edhe për të zgjidhur konteste të cilat ato kanë, nuk po e gjejnë atë përgjigjen pozitive nga ana e Bashkimit Evropian. Kjo me të vërtetë ka qenë një pikë e dobët e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, që do të ketë efekte edhe në proceset tjera të cilat janë duke u zhvilluar në këtë rajon”, ka thënë ajo.
Sipas saj lidhur me çështjen e dialogut, Kosova këtë proces duhet ta përfundojë së pari për ta forcuar vetën, por siç tha ajo sinjalet e dërguara nga Këshilli Evropian ndikojnë në këtë proces.
“Kur flasim për dialogun Kosovë-Serbi në radhë të parë ne duhet ta shohim dialogun si proces nëpër të cilin Kosova duhet të përfitojë dhe duhet të forcojë shtetin e saj. Ne duhet të mbyllim çështjet që kemi të hapura me Serbinë për interesin tonë, për interesin e qytetarëve të Kosovës, por është më se e vërtetë se sinjalet të cilat u dërguan nga ana e Këshillit do të ndikojnë edhe në këtë proces. Mirëpo, jemi duke parë që ka një angazhim të shtuar nga ana Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe do të shohim që do të ketë një lidership më të madh nga ky shtet për arritjen e një marrëveshje”, ka deklaruar ajo, duke shtuar përmbyllja Kosova duhet të mbyllë çështjet me Serbinë që të forcohet në arenën ndërkombëtare.
“Gjithsesi fakti që ne nuk e kemi të qartë çfarë marrëdhënie do të kemi me BE-në si Kosovë duke pasur mosnjohjen e pesë shteteve të BE-së, mund të ndikojë drejtpërdrejt në procesin e dialogut. Ne si Kosovë duhet të shohim ne si Kosovë të përmbyllim çështjet që kemi të hapura me Serbinë, duke parë interesin tonë si shtet ku nëpërmjet këtij procesi të forcojmë shtetin tonë si brenda edhe në arenën ndërkombëtare”, ka shtuar Krasniqi.
Analisti politik, Belul Beqaj, në një deklaratë dhënë Telegrafit, duke komentuar vendimin e Këshillit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tha se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në këto rrethana e humb motivin.
“S’do mend, ky vendim i ka tretur shpresat se BE-ja do të sillet më mirë ndaj Kosovës dhe Serbisë, kur e dimë se gjendja në mesin e tyre ka kundërthënie. Ndërsa vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në këto rrethana e humb motivin kryesor, të mos them e demotivon procesin e dialogut. Serbia është edhe më larg kandidimit, Kosova shumë prapa Serbisë dhe pa liberalizim të vizave”, ka thënë ai, duke shtuar se mesazhi i dërguar nga BE-ja, thotë se duhet harruar procesin e zgjerimit për një kohë.
“Kjo do të thotë se kur një ditë BE-ja të jetë e reformuar, do t’i kthehen kësaj çështje. Realisht BE-ja, është duke e ngadalësuar edhe më shumë procesin e ngadalshëm edhe ashtu në të cilin Kosova nuk bën pjesë, e nuk dihet se kur mund t’ia nisë kësaj rruge. Prandaj, Qeveria e re detyrë kryesore duhet ta ketë konsolidimin e saj për zgjidhjen e problemeve ekzistenciale e jo vazhdimin e aventurës se arritjes së marrëveshjes me Serbinë derisa BE t’i zgjidhe problemet e veta”, thekson ai, për Telegrafin.
Sipas analistit Ramush Tahiri Kosova po e bënë dialogun për vete, sepse siç tha ai dëshiron t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë.
Tahiri në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se Kosova dëshiron të arrijë një marrëveshje bilaterale, dhe njohjen, që të mund të hyjë në Kombe të Bashkuara.
“Kosova duhet të ketë një agjendë për Bashkimin Evropian. Gjithashtu BE e ka bërë ndërmjetësimin, por vetëm për t’i pasur marrëdhëniet normale, pra nuk është kusht i veçantë për BE-në dialogu. Dialogu është një nga kushtet e Evropës. Kosova është vonuar dhe ka mbetur prapa, ndërsa Evropa është sjellë me mospërfillje ndaj Kosovës. Liberalizimi nuk na është dhënë dhe faji nuk është tek kosovarët por tek BE, sepse Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim. Nëse Ukraina që është në luftë nuk e kontrollon territorin e ka liberalizimin, me çfarë të drejte nuk e ka Kosova që është në Evropë. Me çfarë të drejte Kosova nuk ka liberalizim të vizave kur këtu kanë qenë misionet më të mëdha pas luftës në Evropë, dhe këto misione ndërkombëtare duhet t’i detyrojnë plotësimin e kritereve dhe kushteve.Nëse këto misione nuk kanë qëllim t’i ndihmojnë Kosovës të hyjë në Evropë atëherë ku është qëllimi i tyre, vetëm të marrin rrogë apo çka”, ka deklaruar ai.
Sipas tij dialogu për BE-më është nxjerr me rezolutë të Kombeve të Bashkuara, ku kjo e ka shtyer Kosovën dhe Serbinë t’i zgjidhin çështjet mes vete./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trajtimi kirurgjik i mbipeshës – ku dallon ngushtimi i lukthit nga bypass-i i stomakut? Flet doktor Krasniqi
Vijon valë e të ftohtit dhe reshjeve të borës, QMK apelon për përgatitje adekuate
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025