LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Nuk ka zgjidhje të krizës as gjatë verës (Video)

Analistët: Nuk ka zgjidhje të krizës as gjatë verës (Video)

Ardhjen e ndërmjetësit gjerman Johannes Haindl dhe zyrtares së lartë amerikane Victoria Nuland në Shkup, analistët e shohin si rritje të presionit ndërkombëtarë me qëllim zgjidhjen e krizës politike. Por, megjithatë analistët nuk shpresojnë që do të arrihet ndonjë marrëveshje para pushimeve të muajit gusht. Analisti Agim Jonuz pesimizmin e tij në këtë rast e mbështet në përvojën nga bisedimet dhe takimet e deritanishme.

“Presioni po të ishte efikas deri tani do të kishte rrezultate më të mëdha. Unë mendoj se pas gjithë që ndodhi deri më tani, konfuziteti dhe mosgadëshmëria e palëve të lëshojnë pe rrezulton me një situatë ku më së shumti vlerësoj se të gjithë dëshirojnë të tregojnë se diçka po bëjnë sesa që duan të arijnë realisht diçka. Mendoj se në këtë moment gjithçka është “politikë për shkaqe politike”, tha Jonuz për Tv Shenja.


Në një vijë me të është edhe analisti Ibrahim Mehmeti. Analistët thonë se pritjet mund të jenë vetëm gjatë muajve të vjeshtës.

“Ata janë të detyruar që si garantues të marrëveshjes të ndërmarin aktivitete plotësuese dhe këto vizita të dy diplomatëve amerikan dhe gjerman janë në këtë kontekst. Por, sa do të mund të arrihet një rrezultat pozitiv, kur e shohim se nuk ekziston vullnet ose gadishmëri nga dy palët e kundërshtuara, është vështirë të thuhet”, deklaroi Mehmeti.

Të mërkurën në Shkup vjenndërmjetësi gjerman Johanes Hajndëll, ndërsa më 11 korrik ndihmës zëvendës sekretarja amerikane Viktotia Njulland. Ata do të takojnë liderët partiak në përpjekje për të gjetur zgjidhje për listën e votuesve dhe reformat në media./Telegrafi/