Analistë, publicistë e opinonistë janë mbledhur në emisionin “Zona e Debatit” ku kanë diskutuar për adresimin e fundit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, pas qëndrimit të tij në Kosovë dhe debatit që u zhvillua në Klan Kosova të enjten.
Dardan Gashi thotë se ajo letër është vazhdim i asaj që Edi Rama kishte me portalista ditën e debatit.
“Ai nuk ish ardh mi adresu brengat po ish ardh me përlesh me fantazmat e portaleve. Ne patëm pyetje konkrete po u pa që Rama nuk ishte i interesuar të përgjigjet në pyetjet tona dhe nuk pat logjikë me vazhdu ashtu debati dhe kaloi me batuta. Publiku nuk e ka kuptua që nuk ka pas tendencë për konfrontim as ndaj nesh as ndaj tij”, thotë Gashi.
Ai shton se nuk beson që do të ndërronte në qasjen e tij ndaj Ramës.
“Nuk besoj që do ta kisha ndërrua qasjen, pasi ne kemi pas pyetje konkrete ai nuk ka pas përgjigje konkrete. Ai nuk e ka adresu audiencën e Kosovës por të Shqipërisë”, tha Gashi.
Ilir Mirena thotë se e ka lexuar letrën e Ramës.
“Në një gjë që aty isha pajtuar me të, është ndikimi i politikës së Shqipërisë edhe në Kosovë. Çka do që ndodh në Shqipëri reflektohet edhe te ne. Ajo çka nuk mu ka dukur në rregull është sulmi i madh ndaj medieve. Ato nuk janë fajtore për çka do që ndodh qoftë në Shqipëri qoftë Kosovë”, ka thënë Mirena.
Kurse edhe Astrit Gashi thotë se Rama të enjten luftoi me fantazmat e tij.
“Në qoftë se ne ja kishim kthyer atij me gjuhën e njëjtë me fyerje dhe ofendime mendoj që e kishim deviju kulturën kosovare por nuk ia kisha fal vetes nëse e kishim bo atë punë. U pa që në fakt ai ka qenë dallimi që është dasht me tregu. Kjo nuk është vërejt nga audienca në Facebook posaçërisht.”
“Ne kritikojmë njerëz dhe ata e kanë gjetë një vend ku me na kthy. Ne nuk jemi të paprekshëm por me shiku çka po shkruan Edi Rama tregon që ai është nda më i pakënaquri, sepse krejt vëmendja ka qenë te ne. Ai është detyru ta bëjë një shkrim në formën e njëjtë duke thënë që këta kanë qenë djem të mirë. Nëse na e kishim vazhdu me akuza atë imazh ja kishim dërgu”, thotë Astrit Gashi.
Kurse Petrit Zogaj ka thënë se është kulturë e tij që ofendimet t’i ketë normale.
“Nuk ka një takim të Edi Ramës që nuk ofendon ose qytetarët e varfër të Shqipërisë apo këdo tjetër. Ajo çfarë pamë ne është që ma kujtoi Sali Berishën kur pat mbajt një takim në Shkup ishte një tregues dëshpërues për humbjen e tij në zgjedhjet e atij viti. Një lloj linje e Ramës, Vuçiqit dhe Thaçit ndaj medieve. Thaçi në opinion kishte thënë që një pjesë e medieve po i ndërtojnë si agjendë. Edi Rama tha se problem nuk është politika por media, pra logjika e këtyre tre liderëve është se i mundon mendimi i lirë”, tha Zogaj.
Analisti Ilir Mirena ka thënë se Edi Rama me arrogancën e tij është i njohur, por që kjo në Shqipëri nuk vërehet aq shumë sa në Kosovë.
“Këtu e ka pas më lehtë ta bëjë atë lloj debati, sepse nuk ka pasur kujt t’i jep llogari’, tha ai.
Kurse Dardan Gashi ka thënë se “Dokrrat e hirit” do t’i kthehen Ramës boomerang.
“Ne nuk kemi ligj për import të mbeturinave në Kosovë edhe Edi Eama thotë ka edhe krejt kosovarët kanë thënë ka. Nëse Edi Rama thoshte se s’e kam emrin Dardan të gjithë do ta besonin. Kjo është diçka që duhet mu shiku edhe prej psikologëve. Nuk ka pas asgjë spektakolare në atë debat”, ka thënë Gashi./Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Pikat e vaksinimit në RMV po përballen me mungesë stafi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova