Arritja e marrëveshjes për bashkëqeverisje që përfshinë dhe ndarjen e përgjegjësive institucionale është test mbi maturinë e Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth zbatimit të reformave të premtuara.
Kështu theksuan njohës të çështjeve politike në vend.
Analistët politik thanë për Telegrafin se të dy partitë duhet të marrin përgjegjësinë dhe të mos bëjnë gabime.
Analisti Belul Beqaj, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se kalkulimet e LDK-së janë të pandershme ndaj elektoratit.
“Mendoj se LDK-ja është peng i epsheve të pashëruara të Isa Mustafës të cilat po i mbulon gjoja se, me interesin e partisë. Votuesit kanë votuar për Qeveri, ndërsa LDK-ja , që para zgjedhjeve shitej si ‘tiger prej letre’, po mundohet me pazare të kompensoj mbështetjen e munguar. Kalkulimet e LDK-së, janë joreale dhe të pandershme edhe ndaj elektoratit që pret ndryshime. Fatkeqësisht në vend të marrëveshjes të dy kryetarëve do të vijë me plot arsye, ‘sugjerimi ndërkombëtarë’ për marrëveshje imponuese”, ka thënë ai.
“]
Beqaj ndër të tjera ka thënë se nëse Vetëvendosje i pranon kushtet e LDK-së bënë gabim.
“Nëse VV i pranon kushtet e LDK-së, bënë gabim në hapa. Nëse nuk bëhet koalicioni qeverisës, LDK-ja, nuk shkon në opozitë, por përshpejton rrugëtimin për të shkuar në histori. Ky është vetëm edhe një fakt se sa liderët janë nën nivelin e përgjegjësisë politike të cilën pastaj po e ‘korrigjojnë’ ndërkombëtarët”, është shprehur ai.
Ndërsa analisti Blerim Vela, në një deklaratë për Telegrafit theksoi se negociatat mes LVV-së dhe LDK-së mund të marrin kohë, pasi që sipas tij këto dy parti i janë qasur në një formë tjetër bashkëqeverisjes.
“Kësaj radhe, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i janë qasur arritjes së bashkëqeverisjes ndryshe duke vënë së pari theksin në arritjen e pajtimit rreth programit të përbashkët qeverisës, dhe pastaj të bëhet ndarja e përgjegjësive institucionale. Andaj, negociatat mes LVV-së dhe LDK-së mund të marrin kohë pasi që janë reflektim i diskutimeve përmbajtjesore ku edhe mund të ketë mospajtime mes partive, porse qëllimi përfundimtar mbetet i njëjtë – formimi i qeverisë së ndryshimit”, ka thënë ai duke shtuar se është herët të flitet për përplasje serioze mes LVV-së dhe LDK-së.
Vela ndër të tjera theksoi se lidhur me çështjen e Presidentit, këto dy parti kanë barrën kryesore, sepse sipas tij nëse nuk përmbyllet kjo çështje vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje prapë.
“Përderisa nuk mbahet seanca konstituive e Kuvendit, dhe Presidenti të bëjë formalisht nominimin e mandatarit për Kryeministër, këto parti kanë kohë që të negociojnë formulat përkatëse për ndarjen e përgjegjësive në udhëheqjen e institucioneve përkatëse. Çështja themelore që LVV dhe LDK është të gjejnë formulë bashkëpunimi që nuk lejon koncentrimin e pushtetit vetëm tek njëra parti. Sa i përket çështjes se zgjedhjes së Presidentit, këto parti do të kenë barrën kryesore që të ky proces të përmbyllet me sukses, pasi që në rast mossuksesi rrezikojnë të dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por, duhet theksuar se këto parti nuk i kanë votat e mjaftueshme që vet të bëjnë zgjedhjen e Presidentit në vitin 2021. Për këtë arsye, zgjidhja e çështjes se Presidentit me tepër duhet të jetë pajtim rreth parimeve se si do t’i qasen atij procesi se sa diskutim rreth emrave konkret për President”, ka deklaruar ai.
Ai shtoi se arritja e marrëveshjes për bashkëqeverisje që përfshinë dhe ndarjen e përgjegjësive institucionale është test mbi maturinë e këtyre partive rreth zbatimit të reformave të premtuara.
“Është herët të flitet për dështim, pasi që nuk ka shenja të qarta që negociatat mes tyre kanë shtjerrë secilën mundësi për arritjen e formulës për bashkëqeverisje. Thjeshtë, kemi pas prezantim të ofertës së parë për ndarjen e përgjegjësive institucionale dhe palët nuk janë pajtuar me propozimet e ofruara nga ana tjetër. Shenjat e dështimit të arritjes së bashkëpunimit politik do të vërehen nëse mbahet seanca konstituive e Kuvendit dhe LVV e LDK nuk kanë kandidat të përbashkët për kryetar të Kuvendit, që është hapi i parë në realizimin e marrëveshjes se bashkëqeverisjes. Deri atëherë, ka kohë dhe hapësirë për arritjen e marrëveshjes dhe partitë janë të vetëdijshme se do të bartin pasojat elektorale nëse njëra prej tyre është shkaktare e mosarritjes se marrëveshjes“, ka thënë ai.
Ndryshe, as të hënën krerët e dy partive, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk arritën marrëveshjen përfundimtare për formimin e Qeverisë.
Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit