Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq të hënën në mbrëmje ka lënë të nënkuptohet se Serbia e ka pranuar planin franko-gjerman për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Vuçiq ka përmendur penalizime të rënda për Serbinë përfshirë edhe bllokimin e proceseve integruese në Bashkimin Evropian nëse nuk e pranon planin në fjalë.
Analistët në “Debat Plus” në RTV Dukagjini e kanë konsideruar këtë pranim nga Vuçiqi si zhvillim të ri në dialogun Kosovë-Serbi.
Analisti Ylli Hoxha ka thënë se pas pranimit eventual të Vuçiqit për planin franko-gjerman, Kurti do ta ketë të vështirë të refuzojë formimin e Asociacionit të Komunave serbe.
“Kurti do ta ketë shumë të vështirë që ta refuzojë Asociacionin. Për ta tejkaluar këtë situatë duhet të ketë dialog me spektrin politik në Kosovë apo të shkojmë në zgjedhje të reja parlamentare”.
Serbia do të pranonte çdo marrëveshje që nuk do ta detyronin zyrtarisht të njohin Kosovën, mendon analisti Astrit Gashi.
“Tashmë topi është gjuajtur te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti tashmë është në një situatë problematike. Nëse ai nuk arrin t’i bind ndërmjetësit për veprimet e tij, ai do të konsiderohet prishësi i paqes. Serbia me këtë veprim ka ndryshuar lojën”, ka shtuar Astrit Gashi.
Edhe ish-ministri Dardan Gashi thotë se Vuçiqi po përgatit trasenë për pranimin e planit franko-gjerman.
“Kjo që bëri Vuçiq është një lëvizje interesante nga ana e Serbisë që e vendos Kurtin në një situatë të vështirë”.
Por ai thotë se me këtë plan nuk mund të pengohet më njohja e Kosovës.
“Nëse Serbia nënshkruan një dokument në lidhje me këtë plan, nuk do të ketë arsye që pesë vendet e BE-së të mos e njohin Kosovën. Ne mund ta lexojmë si të duam, por në këtë marrëveshje është edhe njohja”, shtoi Dardan Gashi.
Për Kosovën po vijnë ditë të vështira, pas lëvizjes së fundit nga Serbia, mendon Dibran Hoxha.
“Nëse ne formojmë Asociacionin dhe nuk marrim njohje direkte nga Serbia, atëherë çfarë kemi fituar. Çfarë garancie ne kemi që nëse pranojmë formimin e Asociacionit, do të ketë marrëveshje finale. Ndoshta na mbetet Asociacioni në derë dhe na defunksionalizohet tërësisht shteti dhe nuk kemi asgjë”, shtoi Dibran Hoxha.
Nga ana tjetër, analisti Ismail Tasholli thotë se edhe në Kosovë edhe në Serbi tashmë e kanë pranuar planin franko-gjerman.
“Në princip tashmë dy liderët e kanë pranuar planin franko-gjerman. Mirëpo edhe ky plan ka shumë të panjohura. Në fillim u tha se është plan evropian. Derisa më pas u tha se është edhe plan amerikan…Kurti me Asociacionin është në një rrugë njëkahëshe. Ai do dalë i plagosur e pranoi apo nuk e pranoi. Nëse e nënshkruan do t’i kërkohet përgjegjësi. Nëse nuk e nënshkruan prapë probleme politike do të ketë”, deklaroi tutje Tasholli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Vula dhe logoja e PD, Alibeaj tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë: Kanë ndryshuar pozitat

Kallëzim penal ndaj drejtorit të shkollës fillore në Strugë, ka marrë certifikatë false të gjuhës angleze

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës