LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Ka ndryshuar Kurti, por ka ndryshuar edhe BE-ja karshi Kosovës për dialogun

Analistët: Ka ndryshuar Kurti, por ka ndryshuar edhe BE-ja karshi Kosovës për dialogun

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka deklaruar vazhdimisht se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion me bazë një etnike.

Megjithatë, Kurti gjatë një konference të përbashkët për media me Escobarin dhe Lajçakun, ka thënë se është i gatshëm t’iu përgjigjet kërkesave dhe nevojave të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë atyre serbë.

Analisti Imer Mushkolaj thotë në “Debat Plus” me Ermal pandurin në RTV Dukagjini se Kurti e LVV kanë pasur qëndrim ekstrem kur kanë deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të bëhet.


“Vizita e dy zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë ka pasur qëllim për të gjetur një zgjidhje të ndërmjetme. Nuk e di nëse do të quhet Asociacion apo do të mund të rinegociohet çështja. Por deklarata e zyrtarit amerikan nuk është diçka e re pasi Amerika vazhdimisht ka qenë kundër cenimit të unitetit të Kosovës”, deklaroi Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

Ish-ministri i Drejtësisë Selim Selimi thotë se Albin Kurti tashmë ka ndryshuar qëndrim në raport me dialogun.

“Kurti dekalroi se do të jetë konstruktiv edhe për çështjen e Asociacionit. Gjuha e Kurtit ishte shumë më konstruktive se nga e kaluara. Kurti e pranoi progresin e negociatave të mëhershme”, tha Selimi.

Nga ana tjetër, Ylli Hoxha thotë se Kurti ishte më i kujdesshëm në shprehje për dallim nga e kaluara.

“Kjo është një gjë e mirë pasi ai më nuk është opozitar por shef i Qeverisë. Megjithatë unë dyshoj se Kurti ka ndryshuar qëndrim për Asociacionin. Mua më bëri përshtypje një deklaratë e Kurtit ku shprehet i gatshëm për marrëveshje por jo për dialog pa fund…Kurti duhet të çlirohet nga “Kurti opozitar”. Ai duhet të kuptojë seriozitetin e  situatës”.

Analisti Bardhyl Hasanpapaj thotë se nuk sheh ndonjë ndryshim të Kurtit në raport me të kaluarën.

“Më shumë se Kurti ka ndryshuar Bashkimi Evropian në raport me Kosovën. Lajçaku në njëfarë forme e tha se Kosova është e barabartë në dialog me Serbinë. Ai për herë të parë e tha shprehimisht se “zgjidhja për Asociacionin do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”. Unë shoh lëvizje më të mirë në raport me Kosovën nga Bashkimi Evropian”, tha Hasanpapaj.

Ish-ministri Dardan Gashi thotë se deri më tani nuk ka parë ndonjë ndryshim te Kurti në raport me dialogun, por ai thotë se nëse do të ndodhte ndryshimi do ta duartrokiste.

“Nuk jemi këtu për ta kritikuar Albin Kurtin çdo ditë. Nëse rezultatet në fund të mandatit dalin mirë jemi këtu për ta lavdëruar…Nëse ka ndryshim të Kurtit në raport me Brukselin për ndonjë marrëveshje, unë mendoj se ne kemi nevojë shumë më tepër se Serbia për marrëveshje, atëherë është një hap i mirë i Kurtit, pavarësisht kritikave se ky ka mashtruar me procesin gjatë zgjedhjeve. Nëse e nxjerr mirë Kosovën falë i kofshin ato rrena në fushatë”, deklaroi Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori