Mospajtimet tek partitë politike të cilat janë në koalicion qeverisës, Lidhjen Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tashmë kanë dal në pah. Shkak i këtyre mospajtimeve del të jetë dialogu Kosovë-Serbi, në Bruksel, përkatësisht mos koordinimi i kryeministrit Avdullah Hoti me partnerin e koalicionit AAK-në.
Analisti, Arton Demhasaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se AAK-ja sa ka qenë në qeveri e ka kundërshtuar një proces të tillë në Bruksel, për shkak të një niveli të ulët të besimit që e ka nga ky dialog shumëvjeçar.
Ai po ashtu theksoi se mos pajtimet mes LDK-së dhe AAK-së kanë filluar gjatë procesit të negociatave në Bruksel.
“Kundërshtitë që kanë arritur në marrëveshjen aktuale në Uashington lidhen me liqenin e Ujmanit, por megjithatë AAK-ja dhe Haradinaj u pajtuan me këtë marrëveshje. Momentalisht sa i përket marrëveshjes së Uashingtonit nuk është që ka dhe shumë mospajtime se tashmë ajo ka ndodh, por mospajtimet ekzistojnë më tepër në procesin e negociatave në Bruksel”.
“AAK-ja sa ka qenë në qeveri e ka kundërshtuar një proces të tillë në Bruksel, për shkak të një niveli mosbesimi që e ka të një dialogu shumëvjeçar atje. LDK po vazhdon dhe po mban takime në Bruksel dhe këtu janë mospajtimet më të mëdha”, ka thënë ai.
Sipas tij, mospajtimet kanë filluar kur kryeministri Hoti caktoi si koordinator të dialogut, Skender Hysenin pa u koordinuar me partnerët qeveritar.
“Kjo ka filluar me faktin se Hoti ka caktuar koordinatorin për dialog, Skender Hysenin pa u koordinuar me partnerët qeveritar, e kjo ka qenë fillimi i përçarjes brenda koalicionit”, ka thënë ai.
Edhe Arbër Fetahu, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka vlerësuar se për çdo qeveri uniteti karshi një procesi kaq të rëndësishëm, siç është dialogu me Serbinë është jetik.
Fetahu tha se uniteti politik sidomos i shumicës, është predispozitë që një marrëveshje a proces të shkoj deri në fund dhe të implementohet.
“Tashmë koha e ka treguar që pa një shumicë të gjerë dhe kohezion politik dhe shoqëror, marrëveshjet e mëdha e që janë të interesit shtetëror kanë predispozita të dështojnë apo të prolongohen me vite. E njëjta vlen edhe për mospajtimet e fundit dhe mungesën e unitetit politik jo vetëm brenda koalicionit qeverisës por edhe më gjerë. Medoemos mospajtimet e koalicionit qeverisës mund të reflektohen edhe në kalimin e çfarëdo marrëveshjeje në Kuvend”, tha ai.
“Për të kaluar një marrëveshje pikë së pari duhet të shoshiten dallimet brenda qeverisë dhe të krijohet një pajtueshmëri e gjerë politike, përndryshe me pak numra dhe mungesë të legjitimitetit implementimi i ndonjë marrëveshje mund të dështojë”, tha Fetahu, duke shtuar se nuk duhet lenë anash edhe surprizat që mund të vijnë nga presioni i bashkësisë ndërkombëtarë, e që siç tha ai, shpesh e ndryshojnë rrjedhën e gjërave në Kosovë.
Fetahu më tej u shpreh “Shpesh kundërthëniet mes partnerëve të koalicionit në Kosovë janë të mbështjella me interesa meskine e shpesh banale, që jo domosdoshmërish pasqyrojnë çarje karshi temave që ata proklamojnë. Sidoqoftë, mospajtimet kontribuojnë që Kosova të ketë pozicion më të dobët dialogues, kjo për arsye se pala kosovare në këtë rast duhet të punojë në dy drejtime: njëra në uljen e pakënaqësisë së brendshme, dhe e dyta në përfaqësimin e interesave karshi Serbisë në procesin e negociatave”.
Sipas tij, edhe ky mospajtim i fundit nuk është diçka e re në skenën tonë politike, por është një tregues që ka një mungesë të politikës shtete formuese ku çështjet me rëndësi duhet të trajtohen gjerë e gjatë para çdo nisje a përfundimi”.
Ndryshe, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini pas takimit që u mbajt të martën në selinë e AAK-së, në një konferencë për medie ka thënë se e vetmja pikë që mund të jetë diskutabile në koalicionin qeverisës është dialogu me Serbinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar

U raportua për zhdukjen e dy të miturve në Prishtinë – nga Prokuroria thonë se janë në fazën e grumbullimit të provave

Ndalohet një 42-vjeçar në Gostivar, kërkohej me urdhër të gjykatës

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës