Tradicionalisht Ballkani ka qënë objektiv i Rusisë për të shtrirë sferën e influencës. Por analistët thonë se lufta në Ukrainë i ka shtuar aktivitet e Moskës për të ripërtërirë ndikimin në Ballkan duke shfrytëzuar varësinë ekonomike dhe lidhjet e rëndësishme historike, kulturore dhe fetare.
Zëri i Amerikës mori mendimin e dy analistëve të çështjeve evropiane lidhur me ndikimin rus në Ballkan, Dr. Andi Hoxhaj me Universitetin Warwick në Britaninë e Madhe dhe Dr. Adrian Brisku me Universitetin Çarls në Republikën Çeke.
Një kundërshtare e ashpër e anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian të vendeve të ish-Jugosllavisë, Rusia po luan një rol drestruktiv në Ballkan, thonë analistët. Propaganda ruse ka gjetur strehë në Serbi ndërsa ekonomia e atij vendi varet nga gazi rus.
“Rusia ka një ndikim të madh në Serbi, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë. Kryesisht në Serbi ata (Rusia) kanë gati 100% të gazit, duke ushtruar influencë. Kanë investim të madh edhe në fusha të tjera si telekomunikacioni dhe infrastruktura”, thotë Dr. Andi Hoxhaj nga Universiteti Warwick në Britaninë e Madhe.
Megjithëse investimet e Bashkimit Evropian janë shumë herë më të mëdha, Rusia vazhdon të ketë një influencë shekullore kulturore dhe politike, që ka dalë në pah edhe më shumë pas agresionit rus në Ukrainë, thotë zoti Hoxhaj.
“Përtej influencës që ata kanë, sidomos Rusia, apo tani kemi edhe Kinën si lojtar, këto vende kanë shtuar fuqinë e butë. Bashkimi Evropian nuk është treguar shumë i vëmendshëm ndaj këtij mekanizmi. Rusia jep bursa pa fund. Madje edhe në Shqipëri ka dhënë deri në 50 bursa për të studiuar në Moskë. Në qoftë se i krahasojmë, Britania e Madhe, jo më pak se para dy vjetësh, vetëm katër bursa jepte. Gjithashtu edhe Fullbright-i. Por tani (vendet perëndimore) janë rizgjuar pas luftës (në Ukrainë) dhe po i kushtojnë më shumë vëmendje”.
Nga ana tjetër Dr. Adrian Brisku nga Universiteti Çarls në Republikën Çeke, thotë se në aspektin gjeopolitik Rusia ka ndjekur për shumë dekada një politikë të jashtme aktive, sidomos pas ardhjes në pushtet të presidentit rus Vladimir Putin, duke vënë në shënjestër vende të caktuara.
“Ato ndikime, apo preferenca, janë për Serbinë apo Republikën Serbska. Ky ndikim tani është shtuar më shumë për këto dy shtete në Ballkanin Perëndimor”.
Një aleate e vjetër e Rusisë, Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Kremlinit, ndonëse thekson synimin për t’u bërë anëtare e Bashkimi Evropian.
“Presidenti Vuçiç ka qënë deri diku i favorizuar për sa i përket mbajtjes së qëndrimit midis Moskës dhe BE-së, për shkak se shumë nga vendet e Bashkimit Evropian kanë mbajtur një qëndrim të butë ndaj Moskës. Kjo doli në pah pas luftës në Ukrainë ku shumë vende të BE-së nuk donin që Rusisë t’i viheshin sanskione të forta. ‘Miqtë’ në Bashkimin Evropian e kanë mundësuar Vuçiçin që të mbajë këto dy pozicione”, thotë Dr. Andi Hoxhaj.
Hulumtuesi Adrian Brisku thotë se presidenti Aleksandar Vuçiç po ndjek politikën e vjetër të ish-Jugosllavisë me dy kahje, drejt Lindjes dhe Perëndimit, ndërsa lufta në Ukrainë ka shtuar vëmendjen e demokracive perëndimore ndaj Ballkanit.
“Franca bëri një lëvizje qendrore në ecjen e shpejtë të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që kishin ngecur. Kjo tregon vëmendjen e Bashkimit Evropian për perspektivën për të mos lënë një boshllëk gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor, duke adresuar kritikat ndaj bllokut por edhe ndaj Shteteve të Bashkuara. Kjo në njëfarë mënyre ka zgjuar këtë interes sepse nuk është vetëm Rusia në fakt por është edhe Kina dhe kjo shihet si një garë”, thotë zoti Brisku.
“Investimet e Kinës janë kryesisht në aeroporte, telekomunikacion, hekurudha, rrugë dhe janë shtirë pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përjashtuar Shqipërinë dhe Kosovën. Turqia së bashku me Emiratet e Bashkuara kanë filluar të investojnë, jo vetëm në fushat kulturore por edhe në sektorë strategjikë, sidomos në telekomunikacion dhe infrastrukturë, këtu bëhet fjalë për Shqipërinë”, thotë Hoxhaj.
Dr. Adrian Brisku, me Departamentin e Studimeve Ruse dhe të Evropës Lindore në Universitetin Çarls të Republikës Çeke thotë se propaganda dhe dezinformimi po luajnë rol.
“I vetmi ndikim i madh që ka Rusia është ndikimi gjeopolitik dhe instrumentet hibride si fushatat e dezinformimit. Në vitin 2020 Vuçiçi e pranoi ndikimin e madh që ka Sputniku, si një nga rrjetet mediatike të fuqishme në Serbi, që luan rolin e krijimit të qasjeve alternative përkundrejt politikës së Bashkimit Evropian”.
Përpjekjet në Ballkan, duke patur parasyshë tensionet e fundit në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, janë pjesë e një lufte hibride, thonë analistët, dhe një rol të madh po luan dezinformimi i opinionit publik, në disa raste nga figura të larta të politikës./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Kanosin njëri-tjetrin babë e djalë, sulm fizik ndaj vajzës e dhunë fizike e psikike ndaj grave – 10 raste të raportuar në Polici në 24 orë

VLEN: BDI le ta fillojë vetingun nga Ali Ahmeti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit