Caktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ka bërë që partitë politike të mobilizohen, duke negociuar me njëra-tjetrën për mundësi të koalicioneve, por edhe duke zyrtarizuar kandidatët e tyre për postin e kryeministrit të vendit.
Së fundi një gjë të tillë e ka bërë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas tërheqjes së Isa Mustafës, i cili deklaroi se nuk do të jetë më kandidat për kryeministër.
Kryesia e LDK-së, sot ka zyrtarizuar kandidimin e Avdullah Hotit për kryeministër.
Lidhur me këtë, analistët mendojnë se Avdullah Hoti është zëvendësimi i denjë i Isa Mustafës.
Analisti, Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Hoti është një kandidat pa afera korruptive.
“Është zyrtar i LDK-së i linjës së Isa Mustafës, pra është një zëvendësim i denjë i Mustafës. Hoti nuk shquhet për dinamizëm, është i qetë dhe burokrat. Hoti ishte një kompromis ndërmjet Lutfi Hazirit dhe një kandidati jashtë LDK-së”, ka thënë Mushkolaj.
Kurse analisti tjetër, Fadil Lepaja ka theksuar se heqja dorë prej kandidimit për kryeministër nga ana e Isa Mustafës ka qenë veprim taktik i menduar mirë dhe me efekt pozitiv për të ardhmen e tij në LDK.
Duke folur për kandidimin e Hotit për kryeministër, Lepaja theksoi se Hoti nuk është kandidat joserioz, përkundrazi, ai edhe në këtë mandat qeverisës kishte treguar rezultate dhe kishte dëshmuar se di të punoj me sistem.
“Hoti si një profesionist, i cili mund të përballet me problemet ekonomike dhe financiare, mund të duket shumë më i pranueshëm dhe shumë më integrues përpara faktorit ndërkombëtarë dhe para qytetarëve të paparti. Hoti është jashtë grindjeve të brendshme për pushtet në LDK dhe njëherësh i respektuar në botën e profesionistëve të lobit ekonomik i cili është me mjaftë ndikim në LDK”, u shpreh Lepaja për Telegrafin.
Avdullah Hotit, sipas analistëve, konsiderohet si figurë e cila mundet ta rikthejë elektoratin e dikurshëm të LDK-së, të pasivizuar pas vdekjes së presidentit Rugova.
Kandidatët e tjerë për kryeministër janë Kadri Veseli nga PDK, Albin Kurti nga Vetëvendosje, dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma. Ndryshe zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 qershor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos