Në aksionin policor i cili u zhvillua të martën në veri të vendit, u arrestua shtetasi rus Mikhail Krasnoshchenkov, i cili thuhet se është punëtor i UNMIK-ut.
Pas arrestimit dhe me pastaj lirimit të tij, kryeministri Haradinaj doli me një vendim duke e shpall shtetasin rus person Non Grata (i padëshirueshëm), për të cilin tha se ishte spiun i kamufluar, si punëtor i OKB-së.
Në lidhje me këtë vendim ka reaguar, Farhan Haq, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili ka thënë se Kosova nuk mund të marrë një vendim të tillë, pasi OKB-ja nuk është shtet.
Por analistët e kësaj fushe për Telegrafin kanë vlerësuar se veprimi i kryeministrit është legal dhe legjitim, pasi Qeveria e Kosovës ka të drejtë të kërkojë të largohen personat e caktuar që veprojnë kundër interesave të Kosovës.
Politologu Ramush Tahiri theksoi se në këtë rast të dyja palët kanë të drejtë.
Sipas tij, nëpunësit e OKB-së kanë imunitet diplomatik dhe se nuk mund të merren procedura ndaj tyre, mirëpo edhe Qeveria e Kosovës ka të drejtë të largoj personat e huaj që nuk sillen konform ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës.
“Në këtë rast duket që secili ka të drejtë. Qeveria e Kosovës ka të drejtë të kërkoj të largohen personat e caktuar që veprojnë kundër interesave të Kosovës dhe që janë shtetas të huaj sepse nuk sillen konform normave dhe kodeve dhe nuk respektojnë ligjin dhe Kushtetutën. Personi në fjalë dyshohet se iu ka ndihmuar serbëve lokal në barrikadim dhe në pengimin e aksionit të policisë. Si i tillë është arrestuar në flagrancë së bashku me qytetarët tjerë të Kosovës të cilët kanë marr dënime mandatorë ose janë në procedurë për tu dënuar për pengimin e aksionit të Policisë. Ndërsa një procedurë e tillë e cila është me argumente dhe e filmuar ndaj këtij nënpunësi nuk mund të ndërmirret sepse ai ka imunitet diplomatik dhe sepse misioni i OKB ka imunitet diplomatik. Fatkeqësia e misioneve ndërkombëtare siç është kjo e UNMIK-ut ose EULEX janë të tilla që nuk mund të marrin masa ndaj tyre. Por mund të ndërprenë bashkëpunimin ose t’i kërkojnë misionit që të ndërmerr masa dhe ta largojnë personin”, ka thënë Tahiri.
Edhe analisti politik Belul Beqaj potencoi se në Kosovë janë në fuqi dy dokumente, Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Rezoluta 1244 e UNMIK-ut.
Beqaj tha se zyrtarët e UNMIK-ut kanë imunitet juridik të cilën e kanë shfrytëzuar në disa raste penale, mirëpo në anën tjetër siç tha ai Kosova e ka infrastrukturën legale dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nuk e ka kontestuar të drejtën e pavarësisë, prandaj veprimi i kryeministrit është legal dhe legjitim.
“Dihet mirëfilli se në Kosovë (Kushtetuta dhe Rezoluta 1244 e UNIMIK-ut) janë në fuqi formale dy dokumente edhe pas shpalljes së pavarësisë dhe aprovimit të Kushtetutës së Kosovës. Kundruar nga ky këndë, e vërtet është se zyrtarët e UNMIK-ut, lege artis kanë imunitet juridik, të cilën gjë e kanë shfrytëzuar në disa raste penale deri me sot … Në anën tjetër, Kosova e ka rrumbullakuar infrastrukturën legale dhe GJND nuk e ka kontestuar të drejtën e pavarësisë, prandaj veprimi i kryeministrit është legal dhe legjitim”, tha ai.
Siç u shpreh tutje Beqaj, ky është një moment kundërthënës dhe argument plus që Rezoluta 1244 të dërgohet në histori.
“Kjo pasi zyrtari rus është zënë corpus delicti dhe pavarësisht nga imuniteti që ai e ka, është keqpërdor detyra zyrtare duke rrezikuar besimin e misionit të UNMIK-ut, në Kosovë që vazhdimin e Rezolutës 1244, e bënë të panevojshëm dhe të dyshimtë”, tha ndër të tjera, Belul Beqaj.
Ndryshe, zyrtari i UNMIK-ut, shtetasi rus Mikhail Krasnoshchenkov, veturën e tij zyrtare e vendosi si barrikadë ndaj Policisë së Kosovës, gjatë aksionit të së martës, si dhe i bëri rezistencë arrestimit të tij, në Zubin Potok. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025